Viti greko-rus festohet në minoritet, zv/ambasadori rus premton forcim të lidhjeve me OMONIA-n

Postuar në 12 Tetor, 2016 20:17

Minoriteti grek me ose pa të drejtë është parë shumë herë  si zgjatim i politikës greke në Shqipëri në një terren ku infleuncat nga jashtë kanë dominuar shpesh herë jo vetëm axhendat e grupimeve të caktuara, por edhe të vetë partive politike.

Bërthama politike e minoritetit grek në Shqipëri vazhdon të jetë organizata OMONIA, pavarësisht se nuk garon si subjekt politik në zgjedhje. Megjithatë qëndrimet e kësaj organizate janë parë shumë herë më domethënëse sesa ato të Partisë Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, një forcë politike e përfaqësuar në parlament që prej themelimit të saj.

Së fundmi organizata Omonia ishte nismëtare e takimit që u zhvillua në Sarandë me temë “Urat Kulturore” në kuadër të shpalljes së vitit 2016 si viti i Rusisë në Greqi. Veprimtaria u ndoq nga zv/ambasadori rus në Tiranë,  Dmitry Kasmin dhe deputeti i Demokracisë së Re për zonën e Thesprotisë Vasilis Giogiakas.

Në fjalën e tij, zv/ambasadori rus falënderoi Organizatën "Omonia" për këtë iniciativë që sipas tij rrit lidhjet kulturore dhe shpirtërore mes dy vendeve dhe njëkohësisht kultivon klimën e miqësisë dhe besimit. Ai iu referua lidhjeve historike midis Greqisë dhe Rusisë dhe theksoi se tani e tutje do të ketë një kontakt të mirë dhe komunikim më intensiv  me udhëheqjen e “Omonia-s” në Shqipëri

Një aktivitet i tillë që promovon forcimin e lidhjeve kultutore greko-ruse në Ballkan dhe aq më tepër në Shqipëri konfiguron hapur në një farë mënyre edhe interesat apo aleancat politike të kësaj organizate që mbron të drejtat politike të minoritetit grek në Shqipëri dhe mund të lexohet si një mungesë garancie nga shteti shqiptar për të përfaqësuar të gjitha grupimet me prejardhje të ndryshme etnike.

http://omonoia-deeem.org/press-office/deltia-typou/plithos-kosmou-stin-e...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.