Me LSI-në apo me PDIU-në?

Postuar në 12 Tetor, 2016 22:54
Eduard Zaloshnja

Vizita dhe deklartatat në Greqi të Ilir Metës, i shoqëruar në Athinë nga disa deputetetë minoritarë, shkaktoi një reagim të ashpër nga PDIU-ja, e cila është kampionia e çështjes çame në Shqipëri. Përtej ndërlikimeve diplomatike që mund të kenë deklaratat e Metës në Athinë dhe kundër-deklaratat e PDIU-së në Tiranë, kjo kërleshje mes Metës dhe Idrizit vë në dyshim përpjekjet e deklaruara të Ramës për t’u futur në zgjedhjet e qershorit me një koalicion të gjerë, të kryesuar nga boshti PS-LSI-PDIU, i cili mund të marrë mbi 84 mandate parlamentare.

Duket se Ramës do t’i duhet të zgjedhë njërin prej partnerëve – Metën ose Idrizin. Dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit politike (ato të 2013-ës) sugjerojnë se koalicioni që mund të ketë si bosht vetëm PS-në dhe PDIU-në mund të mos mjaftojë për sigurimin e 71 mandateve. Grafiku i bashkëngjitur tregon sesi do të shpërndaheshin mandatet parlamentare, nëse përsëriten votat e 2013-ës dhe nëse në zgjedhje futen tre koalicione të veçanta, të kryesuara përkatësisht nga dyshet Rama-Idrizi, Meta-Dule, dhe Berisha-Basha.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.