Freshista, ose flamurtarë të Facebook-ut të Edi Ramës

Postuar në 12 Tetor, 2016 20:45
Ilir Sinanaj

“FRESSH VOICE” një garë ndër të rinjtë për të marrë drejtimin e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë të Partisë Socialiste. Të paktën kështu e kanë paraqitur krerët e Partisë Socialiste. Por ndërkaq edhe kjo garë po zhvillohet nën “diktatin” e faqes së “plotfuqishme” të rrjetit social “Facebook” të kryeministrit Edi Rama.

Një nga 8 konkurrentet për drejtimin e FRESSH-it, Ana Abdi, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, të titulluar: “Ana Abdi: Unë rebelja që garoj për FRESSh” nuk ka mundur as të formulojë një përgjigje të plotë me fjalët e saj, pa iu referuar një postimi në “Facebook” të kryeministrit Rama. Bëhet fjalë për një pyetje ku Anës i kërkohet të japë mendimin e saj për miratimin e ligjit për mbetjet nga Partia Socialiste. Pyetja ka qenë tepër “e nxehtë” për rebelen eurosocialiste, sa iu desh të merrte “kopjonte” një pjesë të përgjigjes nga faqja e rrjetit social “Facebook” të kryeministrit Rama.

Ligji i ri për importin e mbetjeve është një çështje që ka pasur reaksion të fortë jo vetëm në opinionin publik, por edhe në radhët e deputetëve të PS-së (një pjesë nuk e voi ligjin). Ndërkaq eurosocialistja rebele antikonformiste Ana ka zgjedhur me përgjigjen e saj të jetë sa më “konformiste” me kryeministrin Edi Rama. Megjithatë mbetet për t’u vlerësuar se, Ana “censuroi” pjesën nga “shefi i saj”, ku ky i fundit i cilëson mediat si sharlatane.

Ndoshta ky “konformizëm” do të vlerësohet PS me dhënien e postit të kryetarit të FRESSH për të renë. Vlen të theksohet gjithashtu se në intervistën e saj, Ana, si pikë të fortë të administratës “Rama”, ka konstatuar faktin se: “Sot qytetarët dhe veçanërisht të vegjlit e shohin punonjësin e policisë si hero, si një njeri ku mund të kenë besim”. Kreu i rendit është, sigurisht ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, që ka mbajtur postin e kryetarit të PS-së në Tiranën. Vallë a është vërtet ky mendimi i rioshes, apo një “manovër politike” për të “siguruar” disa vota në Tiranë?

Link-u i intervistës: http://shqiptarja.com/politike/2732/ana-abdi-une-rebelja-antikonformiste...

*Titulli i autorit: Antikoformistja rebele e FRESSH VOICE nën diktatin e Facebook-ut të Edi Ramës

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.