Paloka: Nuk ka përplasje mes PD dhe SHBA, kryeministri sillet si zëdhënës i ambasadorit

Postuar në 11 Tetor, 2016 10:53

Qëndrimet e ambasadorit amerikan për reformën në drejtësi ekspozuan një panoramë të raportit që selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara ka me palët politike në Shqipëri. Nga njëra anë Partia Socialiste dhe kryeministri Rama që janë dorëzuar pa kushte dhe nga ana tjetër Partia Demokratike dhe Lulzim Basha që janë përplasur verbalisht me ambasadorin amerikan.
Por në selinë blu nuk shohin ndonjë acarim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha në një intervistë për A1Report se deklarimet e ambasadorit jo në çdo rast reflektojnë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara.
"Unë nuk do e shoh aspak si përplasje me SHBA, është një e drejtë e jona dhe besoj se askush tjetër nuk mundet të na përcaktojë as të drejtat dhe as detyrimet që kemi ndaj shqiptarëve. Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me PD sot mund të jenë në kulmin më pozitiv të tyre dhe për këtë mjafton tu përmend faktin që Basha është i vetmi kryetar partie shqiptare në opozitë që është pritur në nivele aq të larta në ëashington. Kjo nuk tregon aspak për marrëdhënie jo të mirë. Edhe deklaratat që bëhen qoftë edhe nga ambasadorët duhet të jenë më të kujdesshme sepse me të vërtetë përfaqësojnë një shtet marrëdhëniet me të cilin i kemi ndryshe nga ato që deklarohen këtu apo interpretohen, në fakt më tepër se askush nga kryeministri Rama. Është e papranueshme që kryeministri i një vendi të dalë në parlament dhe t’i thotë opozitës për këto akuza që keni mos u merrni me mua, por drejtohuni ambasadorit amerikan. Edhe qëndrimi i ambasadorit duhet të ishte i qartë. Lu duhet të reagonte sepse ka folur edhe për gjëra shumë më të vogla dhe banale"- thekson Paloka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.