Çfarë po thotë "montazhieri" Veliaj për vdekjen e Ardit Gjoklajt, retorika nuk vlen si dëshmi në prokurori

Postuar në 11 Tetor, 2016 12:48

Në dritën e akuzave dhe dëshmive për vdekjen e 17- vjeçarit Ardit Gjoklaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shmanget çdo përgjegjësie të bashkisë mbi ngjarjen tragjike në landfillin e Sharrës, duke i besuar talentit për të paraqitur veten si heroin pozitiv të ndryshimit. Por përtej kësaj retorike që Veliaj e ka mësuar përmendsh faktet janë kokëforta dhe përgjigjet duhen dhënë diku tjetër. Argumentat që jep kryetari i bashkisë se akuzat vijnë nga dashakeqësia e medias dhe opozitës nuk janë bindëse dhe as ligjërisht të vlefshme.

Me nje mori punesh qe ka Tirana, as nuk kam kohe e as interes te merrem me çdo histori qe shpiken ne dhoma montazhi, seli partie e duzine portalesh prane tyre. Por kushdo qe me njeh, e di se sa i fokusuar jam ne punet e Tiranes e sa nuk harxhoj kohe fare me litanine e perditshme te PD e mercenareve te tyre – se besoj se qyteti ndertohet me pune, jo me helm!"- është shprehur Veliaj pas akuzave të Partisë Demokratike se Veliaj ka censuruar një emision investigativ që nxirrite zbuluar përgjegjësitë e bashkisë në aferat e landfillit të Sharrës.

Në fakt ai që merret çdo ditë me histori montazhesh është kryetari i bashkisë që përmes dhomave të tij të montazhit prodhon suksese të çertifikuara nga kameramani i bashkisë dhe vetësugjestionimi i tij për të folur në emër të çudive që përjeton kryeqyteti. Por përtej kësaj metode të kasetave të përgatitura, ves i përbashkët që nuk e dallon nga opozita për vdekjen e Ardit Gjoklajt ka dëshmi të përinderve të tij, për të cilat Veliaj duhet të japë përgjigje, jo vetëm publikisht, por edhe para drejtësisë. Nëna e djalit 17-vjeçar që u gjet i shtypur në landfilldin e Sharrës ka treguar për "Tema Tv" se si punonjësit e firmës së landfilldit tentuan të fshihnin krimin duke thënë se djali nuk ka qenë në punë. Ndërsa xhaxhai i 17-vjeçarit tha se trupi ishte aq shumë i dëmtuar saqë ka arritur ta identifikoj vetëm me anë të një tatuazhi në morg. http://www.tematv.al/2016/08/10/ekskluzive-flet-nëna-17-vjeçarit-ardit-gjoklaj-punonjësit-e-firmës-fshehën-krimin.

Por çfarë e bën kryetarin e bashkisë të mos investohet për të zbardhur të vërtetën?Ndoshta garancia se drejtësia nuk mund të faktojë të kundërtën që pretendon kryebashkiaku. Provat janë. Hetimet për falsifikimin e firmës së inspektorit të bashkisë për gjobën ndaj protestës së opozitës u mbyllën pa "fajtorë", ndaj dhe Veliaj ka gjithë komoditetin e nevojshëm për të folur mbi ligjin dhe vazhduar në rolin e tij përparimtar, ndonëse flitet për vdekjen e një 17 vjeçari të vrarë në landfillin e administruar nga bashkia e Tiranës.

Comments

Submitted by E (not verified) on

Reportazhi i Publicus eshte publikuar, vlen te behet nje lajm per te.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.