Çdo sjellje e papërshtatshme ndaj Rusisë mund të jetë me pasoja "bërthamore" për SHBA-në

Postuar në 11 Tetor, 2016 18:25

Çdo  sjellje e papërshtatshme ndaj Rusisë mund të jetë  me pasoja "bërthamore" për SHBA-në paralajmëroi Dmitry Kiselyov, kreu i agjencisë shtetërore ruse të lajmeve duke i dërguar një mesazh të qartë Uashingtonit.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit pas akuzave të Uashingtonit për krime lufte të Sirisë në  Aleppo. Kiselyov flet për një  "ndryshim radikal" në marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së në javët e fundit.

"Debati intensive në Uashington në lidhje me një " Plan B "në Siri, do të thotë ndërhyrje e  drejtpërdrejtë ushtarake dhe të gjithë e dinë këtë " tha Kiselyov. Këto komente vijnë në një kohë kur Rusia përforcon praninë e saj ushtarake në Mesdhe dhe në Balltik. Rusia instaloi së fundmi sistemin e raketave anti-ajtore në Siri S-300 dhe dërgoi tre luftanije nga Flota e Detit të Zi në Mesdhe.

Duke komentuar lëvizjet e të dyja palëve, ministri i Jashtëm gjerman tha se  rritja e presionit midis SHBA dhe Rusisë ka çuar në një situatë globale politike, e cila është "më e rrezikshme" se Lufta e Ftohtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.