Konflikti në koalicion zhvendoset edhe në diplomacinë paralele me Greqinë. Meta: “Në Shqipëri nuk ka parti serioze me axhendë nacionaliste”

Postuar në 10 Tetor, 2016 14:41

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherazi kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë në Greqi, ku shoqërohet nga Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së. Viizta vjen ndërkohë që ka disa zhvillime në planin e diplomacisë me deklarimet e Johannes Hahn dhe tregëtimin e qëndrimit të tij në Shqipëri si njohje e çështjes çame. Kjo situatë ka rritur kredencialet e PDIU-së së Shpëtim Idrizit që luan me retorikën nacionaliste, që zëvendësoi në mënyrë efketive LSI-në në zgjedhjet e Dibrës, e që në finale është një projekt alternativë për qeverisjen e nesërmeme PS-në, pa nevojën e LSI-së. Nga kjo pikëpamje do parë jo vetëm vizita e Metës, por edhe komentet e tij, bërë në një intervistë për agjencinë “AMA” para se të nisej për vizitë:

Për fat të mirë, nuk ka një parti politike serioze në Shqipëri me një axhendë nacionaliste...Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë janë marrëdhënie me rëndësi strategjike, me shkëmbimeve praktike si dhe me rëndësi jetike për të dy shtetet...Të gjitha partitë shqiptare respektojnë shtetin grek, integritetin territorial të tij dhe natyrisht qytetarët e saj si fqinjë dhe partnerë të zhvillimit social, ekonomik dhe evropian. Mendoj se do të ishte vendimi i duhur për të qëndruar larg spekullimeve, që qëllimisht përpiqen të krijojnë perceptimet e gabuara”, tha Meta, që shtoi se:

Unë besoj se nuk ka asgjë të cilën nuk mund ta diskutojmë si fqinj të mirë”.

Një qëndrim me mesazhe alternative ky nga ato që përcjell qeveria përmes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

 

https://www.ata.gov.al/athine-meta-marredheniet-greqi-shqiperi-te-nje-re...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.