Gjyqtarët e rinj, PD: Konkurs pa shpallje në Shkollën e Magjistraturës. Reforma nis me shkelje

Postuar në 10 Tetor, 2016 17:04

Enkelejd Alibeaj, zyrtar i Partisë Demokratike për Departamentin e Rendit dhe Sigurisë ka denoncuar sot shkeljen e praktikës ligjore për gjyqtarët e rinj. Fjala është për një konkurs pranimi në Shkollën e Magjistraturës, që sipas ligjit të vettingut do të duhet të paraprihej nga një shpallje publike. Alibeaj thotë se kjo nuk është bërë, duke dhënë një shenjë të asaj që nënkupton shumica me rivlerësim.

“...Faza e parë e një konkursi të tillë është hapja e procedures së pritjes së kerkesave të gjithe të diplomuareve, brenda ose jashte vendit, që janë të interesuar dhe kanë dëshire të marrin pjesë. Kjo periudhe e pritjes së aplikimeve, sipas traditës pothuajse 20 vjecare ka qënë bërë transparente për publikun, ne median e shkruar dhe atë elektronike, e ka zgjatur jo më pak se 1 muaj. Të interesuarit gjatë kësaj kohe njiheshin me vendet vakante, plotesonin dokumentacionin dhe dorëzonin kerkesat dhe lista e aplikuesve publikohej. Më pas, procedohej me konkursin e testimit të njohurive. Ndryshe nga kjo praktikë, pikërisht sot, media njofton se Shkolla e Magjistratures organizon konkursin e pranimit. Pa shpallur paraprakisht dhe publikisht se një konkurs do të zhvillohej. Pa shpallur vendet sipas preferencës në profilin prokuror apo gjyqtar, pa bërë ndarjen e tyre, pa shpallur procesin e thirrjes për aplikime për cdo të interesuar, pa iu dhënë mundësinë të diplomuarve të paraqesin kërkese. Kjo sepse, ligji vetem sot ka hyre ne fuqi, dhe se nga sot e tutje duhet të zhvilloheshin këto procedura paraprake. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit, sepse, cdo veprim qoftë edhe okult i mbledhjes së aplikimeve, perpilimit të listave, perzgjedhjes së aplikanteve dhe ftesës për të marrë pjesë në konkurs, nese është bërë, është bërë para datës 10 tetor 2016. Dhe nese është bërë para dates 10 tetor 2016, është tërësisht i paligjshëm. Ligji ka hyrë në fuqi vetëm sot. Dhe nga sot lind e drejta dhe detyrimi i ketij organi të procedoje me pritjen e kërkesave për periudhe kohe të arsyeshme, të presë plotësimin e dokumentave individuale, të perpiloje listat e me pas të organizojë konkursin duke mos ia mohuar askujt të drejten për të marre pjesë. Organizimi i konkursit sot, pervecse është një shkelje flagrante e ligjit për Shkollen e Magjistratures, të ligjit të sapomiratuar të vetting-ut, është hapi i parë dhe konkret i kapjes politike të sistemit të drejtësisë”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Këtë praktikën e kalimit “informal” të kandidaturave shumica e provoi edhe me kandidatët për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, por mori përgjigje negative. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.