Drejt Tiranës së kullave...(video)

Postuar në 10 Tetor, 2016 11:46

Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka prezantuar sot hollësi të planit urbanistik të Tiranës. Një qytet ku mishmashi i historisë dhe tekave të atyre që kanë drejtuar është bashkuar me paditurinë, imitimin dhe rrëmujën e një shteti në tentativë. Veliaj duket se e ka ndarë mendjen për një Tiranë të kullave të larta. Dhe kjo në ndryshim nga ajo që u tha në fushatë ku ak fliste për fëmijët, punësimin dhe hapësirat e gjelbra. Në një leksion të shpejtë mbi arsyetimin inteligjent, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar ka thënë:

“Ka shumë njerëz që thonë, unë i urrej kullat. Nëse kemi 500 metra katrorë, a nuk është më inteligjente të përdorim vetëm 100 metra katrore dhe ta bëjmë 10 katësh, pasi ajër kemi, hapësira s’kemi. Më mirë shko sipër dhe na liro tokë ku të luajnë fëmijët, ku të zhvillohen hapësira publike”( http://www.balkanweb.com/site/veliaj-u-pergjigjet-atyre-qe-urrejne-palla...).

Nuk është spekullim të thuhet se pas këtyre fjalëve qëndron leja dhe ideja e eprorit të tij, Edi Ramës kryeministër që mbrojti me pothuajse të njëjtën “logjikë” kullën që po ngul te stadiumi i ri. Nga kjo pikëpamje perspektiva për ndërtimin në Tiranë është hapur sërish, madje me kullat e larta si vizion dhe si ekonomi territori, kuptohet paralel me atë taksën 8% paradhënie, e cila e disiplinon vetiu listën e atyre që mund të ndërtojnë. “Mirëse erdhët në Rilindjen e Bllokut”, mund të thuhej në këtë rast.

Comments

Submitted by Dr Rieux (not verified) on

War is Peace, Freedom is Slavery, Ignorance is Strength (Orwell 1984 ose Rilindje 2016)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.