Pse Italia është e kërcënuar nga terrorizmi?

Postuar në 08 Tetor, 2016 11:31

Hija e terrorizmit ka mbuluar Evropën pas sulmeve vdekjeprurëse që lanë gjurmë të pashlyeshme, duke  krijuar një realitet të ri për qytetarët e vendeve të prekura nga pasuesit fanatikë të Shtetit Islamik, të cilët jo vetëm që nuk kanë frikë të humbasin jetën e tyre, por në vend të kësaj ata dëshirojnë që bashkë me gjakun e "të pafeve" të derdhet dhe gjaku i tyre si provë e besnikërisë absolute dhe përkushtimin ndaj Allahut.

Franca, Belgjika dhe Gjermania janë  shtetet që dy vitet e fundit janë prekur më shumë se çdo vend  tjetër në Evropë nga sulmet terroriste. Me qindra të vdekur në total dhe me forcat e sigurisë të jenë në gatishmëri  të vazhdueshme pasi kërcënim terrorist mbetet i prezent.Çfarë ndodh megjithatë në rastin e Italisë dhe pse xhihadistët e Shtetit Islamik nuk kanë zbatuar planet e tyre të përgjakshme për të goditur  "katolikët”?

Kërcënimi për sulme të përgjakshme në Vatikan ka qenë pjesë e propagandës apo është vendimi i qeverisë italiane për të mos ndërhyrë ushtarakisht në Siri që ka parandaluar rrezikun? Nga ana tjetër Italia, një vend ku jetojnë rreth 1,8 milion muslimanë  luan një rol aktiv në Libi, ku xhihadistët kanë kërcënuar për të zgjeruar kalifatin e tyre islamik.

 Kështu që si mundet që vendi i Michelangelos, Dantes,  Antonio Gramscit, Giovanni Falcone të ketë "imunitet" nga terrorizmit islamik?

Sipas analistëve, të cilët studiojnë propagandën e Shtetit Islamik, rreziku i një sulmi në qytetet e mëdha italiane është ende prezent, në merren në konsideratë mesazhet për të përgjakur "zemrën" e katolicizmit, dmth Vatikanin.Shteti Islamik ka shtuar mjetet e propagandës dhe pas revistës së famshme “Dabiq” ka publikuar një periodik të titulluar  "Rumiyah", që në gjuhën arabe do të thotë "Roma", duke iu referuar profecisë islame se pas rënies së Konstandinopojës do të "bjerë"edhe kryeqytetin italian.

Arturo Varveli, analist italian i Institutit të studimeve të politikës ndërkombëtare ISPI, Shteti Islamik propaganda e Shtetit Ismalik përqendrohet më së shumti në mitin e halifatit dhe premtimet e atyre që do të bashkohen në tokën e premtuar"

Sipas Varvelit, Islami radikal ofron një identitet për ata që e kërkojnë atë, duke "fituar" njerëz kryesisht të rinj që kanë lindur në Itali nga prindër emigrantë. Nuk është rastësi që italianët e brezi të dytë të emigrantëve udhëtuan në Siri dhe Irak për t’u trajnuar dhe për të luftuar së bashku me xhihadistët.

Kriza e identitetit në mesin e të rinjve myslimanë të lindur në një vend europian është një nga faktorët kryesorë që çojnë në radikalizëm. Qasja në forume që përcjellin mesazhin e një shoqërie të përçarë në bardhë e zi, ku muslimanët janë përshkruar si të dëmtuarit nga Perëndimi mund të "joshë" një të ri që vjen nga familje jofunksionale, i cili është i papunë dhe ka probleme të sjelljes.

Por, pse Italia nuk është "goditur" ende? Varveli nuk e përjashton një sulm në të ardhmen. Dhe fakti që vendi ka vuajtur në të kaluarën i motivon xhihadistët "për të provuar se ata mund ta bëjnë."Në të njëjtën kohë Varveli vë në dukje se Italia ka "traditë" në terrorizmin e brendshëm më shumë se belgët, pasi është përballur me Mafian dhe Brigadat e Kuqe.

"Policia, Karabinierët, forcat speciale, agjencitë e zbulimit janë të trajnuar në mënyrë të vazhdueshme. Ata kanë ndryshuar mentalitetin e tyre, duke punuar me think tank, duke u përpjekur që të ketë njerëzit e tyre të stafit të cilët flasin arabisht, në mënyrë që të jetë gati. Ka një traditë të ndryshme, por askush nuk mund të thotë se ne jemi imun. Së pari ata janë të habitur pse nuk ka pasur asnjë sulm i madh në Itali ", shton analisti.

Në të njëjtën kohë, numri relativisht i vogël i emigrantëve dhe politika e integrimit nuk ka favorizuar klimën konfrontuese të vërejtur në Belgjikë apo Francë.Natyrisht, "gjembi" në hetimet kundër terrorizmit janë xhamitë e paligjshme. "Në Itali", thotë analisti, "ne nuk duam xhami dhe kjo është e pakuptimtë, sepse në këtë mënyrë nxisim xhami të paligjshme"-thotë Varveli. Rreziku është krijimi i bërthamave të vogla të shtetit islam dhe dikush mund të mos e ketë të vështirë  të marrë një armë dhe të vrasë.

http://www.protothema.gr/stories/article/617554/i-italia-o-epomenos-stoh...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.