U asgjësua 99% e hashashit? Çmimet flasin ndryshe/2013: 1kg - 300 euro. 2015: 1 kg – 2400 euro. 2016: 1 kg – 250 euro!!!

Postuar në 07 Tetor, 2016 19:11

Sot u publikua një raport apo më saktë përfundimet e vëzhgimit të situatës së kultivimit të hashashit në Shqipëria nga Guardia di Finanza. Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe media të caktuara kanë vrapuar për të thënë se ja: teoria e Shqipërisë me hashash është një legjendë bazuar mbi shpifje. Në fakt askush nuk e beson këtë, sa kohë që media të ndryshme përfshi edhe zyrtarë europianë si Eduard Kukan, kanë theksuar se hashashi është Ekonomi në vendin tonë.

Ta lëmë për një moment këtë lloj polemike që synon të bëjë shashkën për të marrë në konsideratë një tjetër të dhënë: luhatjen e çmimit të hashashit në Shqipëri. Meqenëse policia nuk ofron të dhëna të vazhdueshme në këtë drejtim, por referojmë të dhënat e përcjella nga media të publikuara kohë pas kohe.

Në vitin 2013:

350 euro – Është mesatarisht 1 kilogram hashash që blihet në Lazarat

800 euro – Shitet 1 kilogram hashash nga “tregtarët” shqiptarë

5 euro – Është 1 gram hashash nga Lazarati në vendet perëndimore

5 mijë lekë – Është një “qese farmacie” me 4-5 gramë hashash në Shqipëri

Burimi: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/08/cmimet-me-shumice-dhe-pakice-te-hashashit/

Menjëherë pas goditjes që u dha në Lazarat, mediat raportuan rritje të çmimit/kg çka reflektonte rënien e ofertës, e cila lidhet direkt me prodhimin, administrimin e tij. Pra me një luftë të munguar nga policia.

Në vitin 2015 çmimet e raportuara në media ishin këto:

Një “qese farmacie”  1500 lekë(të reja)

Një kg hashash  -   2400-2600 euro

Siç shihet ndryshimi për vetëm një vit e gjysmë është shumë i madh.

http://www.balkanweb.com/gazetashqiptare/pasojat-e-lazaratit-5-fishohet-cmimi-i-hashashit-stabel-heroina/
 

Vijmë në momentin e tanishëm, pra një vit e disa muaj më pas, që ka qenë edhe një vit akuzash për masivizim të hashashit. Sipas revistës “Monitor” që publikoi një shkrim pak javë më parë, konkretisht më 10 shtator, çmimi i hashashit për kg ka rënë me 10 herë:

Shtator 2016:

1 kg hashash    -  250 euro/kg.

“Monitor” shton edhe këtë koment në fund të shkrimit që i ka kushtuar kësaj dukurie:

Masivizimi i kësaj dukurie dhe rritja e ofertës ka çuar dhe në rënien e çmimit të këtij produkti, duke u bërë një tjetër faktor për probleme sociale, apo konflikte, teksa kultivuesit, apo tregtuesit nuk do të arrijnë të marrin fitimin e parashikuar kur i hynë këtij “biznesi”. Çmimi ka zbritur tashmë në 250 euro/kg, ndërsa llogaritë fillestare ishin bërë për rreth 500 euro/kg”.

Këto janë të dhëna që vijnë nga media të cilat nuk dimë se konsiderohen si pjesë e kazanit në konsideratat e larta që kryeministri dhe të tijët kanë për mediat. Pra janë një burim relativisht i besueshëm. Është e udhës që kjo sjellje në treg e këtij malli të merret në vlerësim si ilustrim i realitetit kultivues të tij, pasi nga çdo pikëpamje rënia e çmimit, në më të shumtën e rasteve shpjegohet me ofertën e madhe.

http://www.monitor.al/ekonomia-shkaterruese-e-hashashit-2/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.