"Beni ecën vetë", gati partia e qendrës Lista

Postuar në 06 Tetor, 2016 09:51

Ajo që ishte projektuar prej kohësh, nisur nga diskursi publik i Ben Blushit dhe kritikat e ashpra për qeverisjen e vendit dhe programin e Rilindjes do të konkretizohet në fillim të nëntorit. Një parti politike që ka si themelues ish-deputetin socialist, i larguar tashmë de fakto nga partia ku militoi për më shumë se 20 vjet.

Nismëtarët e kësaj partie kanë zhvilluar një takim të zgjeruar dje pasdite me pjesëmarrjen e grupit organizator dhe mbështetësve të tyre. Paraprakisht mësohet se partia do të mbajë emrin “Lista” dhe do të pozicionohet si parti e qendrës, e cila nuk ndjek asnjë ideologji, por ofron zgjidhje në interesin publik.
“Kjo ‘Listë’ do të inkurajojë dhe nxisë mendimin ndryshe në të gjithë veprimtarinë e saj”, thuhet në programin e partisë  së re “Lista” që pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.
“Lista” do të ketë dhe kufizim të mandateve. Personat e zgjedhur nuk do të kenë të drejtë të mbajnë më shumë se dy mandate në të gjitha nivelet e përfaqësimit raporton Panorama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.