Tre shkencëtarë britanikë marrin Nobelin në Fizikë për teorinë e materies

Postuar në 04 Tetor, 2016 13:04

David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz shpërblehen për kërkymet e tyre në fushën e materies. Tre shkëncëtarët britanikë u nderuan me çmimin Nobel në fizikë. "Zbulimet e tyre çuan në progresin e të kuptuarit teorik të mistereve të materies dhe krijimin e perspektivave të reja për zhvillimin e materieve të reja"-thuhet në njoftimin e akademisë suedeze të Nobelit.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave teksa shpalli fituesit tha se ata   “hapen derën e një bote të panjohur, ku materia mund të marrë gjendje të pazakonshme”. Në arsyetimin e dhënies së Çmimit Nobel për Fizikë theksohet se laureatët e ketij viti “kanë përdorur metoda të avancuara matematike për studimin e fazave të pazakonshme, ose gjendjet, e materies, siç janë superpërçuesit, superfluidet ose filmi i hollë magnetik”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.