5-10% rritja e pagave, 3% pensionet, Ahmetaj me mision për të bindur FMN

Postuar në 04 Tetor, 2016 10:16

Pak ditë më parë kryeministri lajmëroi një rritje mbresëlënëse të pagave dhe pensioneve, të parashikuara në buxhetin e vitit që vjen. Jo pa qëllim rritja vjen në 2017 që është edhe vit elektoral, praktikë kjo e çdo qeverie që futet me dilema në zgjedhje. Në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste kryeministri foli për një shumë 100 milionë dollarë që do shkojë si fond pagash e pensionesh në familjet shqiptare.  Por qeveria duket se nuk ka definuar sa do jetë rritja për kategorinë e buxhetorëve dhe pensionet.

Shqiptarja.com raporton se varianti i parë i parashikuar nga kjo ministri parashikon një rritje në masën mesatarisht 10 për qind për pagat e punonjësve buxhetorë dhe vetëm 3 për qind mesatarisht për pensionistët. Ndërsa Gazeta “Shekulli” thotë se ministri Ahmetaj, do të jetë në SHBA këtë javë, ku ndër të tjera, në vizitën e tij zyrtare do të diskutojë për buxhetin e vitit 2017 dhe propozimin për pagat mujore.

Më pas ky propozim do të diskutohet me ekspertët e FMN-së. Nëse do të miratohet ky variant i paraqitur, parashikohet se fondi për rriten e pagave do të jetë 10 miliardë lekë, ndërsa për pensionet afro 3.4 miliardë lekë. Kjo do të jetë rritja e parë e pagave të qeverisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.