Luftë Kishës në Greqi, Jeronimos: Ka një përpjekje për dehelenizim dhe dekristianizim të Greqisë

Postuar në 01 Tetor, 2016 13:27

Kisha Greke ndodhet në një sulm të vazhdueshëm prej disa muajsh, qëkurse qeveria Tsipras vendosi të ndyrshojë kurikulën për lëndën e besimit fetar në shkolla. Kjo është bërë shkak që përplasja të kthehet në një debat të fortë me sfond politik dhe historik.
Kryepeshkopi i Kishës Greke, Jeronimos në një takim të fundit me nxënës të shkollës së Orestiadës foli për një përpjekje që synon dehelenizimin dhe dekristianizimin e Greqisë. "Duhet ta duam Atdheun dhe Orthodhoksinë. Janë disa që nuk e duan atdheun dhe kërkojnë dehelenizimin e vendit dhe janë disa që nuk e duan kishën dhe duan dekristianizimin"- u tha Jeronimos nxënësve, duke shtuar se "ata që kanë luftuar atdheun dhe Ordhodhoksinë gjithmonë kanë dalë të humbur". Benzinë zjarrit i hodhi një kundërdeklaratë e Ministrit të Arsimit, Nikos Fili që duke folur për reagimin e Kishës komentoi rolin e saj në kohën e diktaturës së gjeneralëve. "Ku ishte kisha në kohën e diktaturës? Nuk mund të falemi me sy mbyllur për shenjtërinë e saj". Në këtë përplasje janë përfshirë edhe aktorë të tjerë politikë si presidenti Prokopis Pavlopulos, veterani i Luftës së Dytë Botërore Manolis Glezos të cilët kanë mbrojtur pozitat e Kishës dhe rolin e saj në historinë e re të Greqisë.
Kisha e ka quajtur të papranushëm programin e ri për lëndën e besimit fetar në shkolla, i cili do të ndryshojë karakter duke u profilizuar si lëndë e njohjes së besimeve fetare në apsketin kulturor dhe jo në edukimin sipas besimit Orthodhoks.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.