USA Today: Votoni për kë të doni, vetëm për Trump jo!

Postuar në 30 Shtator, 2016 20:24

"USA Today" është e vetmja gazetë e madhe amerikane që, në gjithë historinë e saj, nuk u ka bërë thirrje asnjëherë lexuesve të votojnë për një kandidat apo për një tjetër. Sot ajo e theu këtë traditë – u bëri thirrje lexuesve të saj që të votojnë për kë person të duan në nëntor, për sa kohë që ai person nuk e ka emrin Donald Trump.

Trump-i ka tradhëtuar premtimet e bëra nga të gjithë presidentët amerikanë pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan bordi editorial i gazetës. Ndër premtimet, përmendet mbështetja e pakushtëzuar për aleatët e NATO-s, kundërshtimi i palëkundur ndaj agresionit rus, dhe garancia absolute e pagimit të obligacioneve të thesarit amerikan.

Sipas bordit editorial të USA Today, Trump-i ka shprehur një admirim shqetësues për udhëheqës autoritarianë dhe një respekt të vogël për garancitë kushtetuese të demokracisë.

Comments

Submitted by Analogu (not verified) on

Ne analogji me vendin tone, i takon qe PD, do te vije ne pushtet, vetem kur te kete larguar edhe HIJEN e Sali Berishes nga gjiri i saje.
A mund te ndodhe valle kjo gje ?
E veshtire te ndodhe.
Pra, do te rrije pafundesisht ne opozite, deri sa te shkrihet, te tretet si parti.
Kaq dhe fund.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.