"Provokimet" e Hahn dhe Erdogan për çështjen çame dhe Traktatin e Lozanës, Tispras thërret Këshillin e Mbrojtjes

Postuar në 30 Shtator, 2016 10:49

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Komisionit të Jashtëm dhe Mbrojtjes për të diskutuar mbi deklaratat e Komisionerit Hahn për çështjen çame, qëndrim që ka shkaktuar jo pak tension në Athinë dhe ka acaruar marrëdhëniet me Brukselin raporton Kathimerini.
Mediat greke flasin për një bisedë me tone të larta mes ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias dhe komisionerit Hahn, zëdhëniësja e të cilit reagoi më pas duke thënë se Brukseli nuk ndërhyn në marrdhëniet dypalëshe. Githsesi Athina e quan të papranueshëm këtë qëndrim, duke hedhur dyshime mbi rolin e Bashkimit Europian si promotor i paqes dhe sigurisë. http://www.kathimerini.gr/877068/article/epikairothta/politikh/apanthsh-....
Ajo që i ka hedhur benzinë zjarrit janë deklaratat e fundit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan për rishikimin e Traktatit të Lozanës të vitit 1922-1923 që i dha fund luftës-greko turke dhe që vendosi shkëmbimin e detyruar të popullsive greke të Anadollit dhe asaj turke të Greqisë, ku një pjesë ka qenë popullsi shqiptare. Erdogan e quajti traktatin e Lozanës një marrëveshje të negociuar keq, ku Turqia sipas tij humbi disa ishuj të Egjeut, duke shtuar se Ankaraja po vuan sot pasojat e asaj marrëveshje.
Në dukje deklararata të pakordinuara si ato të zotit Hahn ashtu edhe të Erdogan kanë rritur ndjeshëm shqetësimin në Athinë për retë e zeza që vijnë nga Tirana dhe Athina njëkohësisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.