Kryeministri: Nuk ka referendum për mbetjet. Media është bërë kërcënim me rolin që i ka dhënë vetes

Postuar në 29 Shtator, 2016 21:59

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në “Opinion” se nuk do të ketë referendum për kthimin e ligjit për mbetjet. Sipas Edi Ramës referendumi nuk mund të zhvillohet për një të drejtë të kompanive për të importuar lëndë të parë riciklim, duke nënvizuar se ka dallim mes mbetjeve dhe plehrave për të cilat flet media.  Duke folur për nismëtarët e referendumit, kryeministri foli shkurt: “Ata që mbledhin firma le ta provojnë nëse do të fitojnë të drjetën e referendumit”, të cilën e vlerëson një institucion “i pavarur” si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Duke u ndalur te roli i kësaj të fundit kryeministri cilësoi se ai përbën një kërcënim dhe po merr nuanca kriminale. “As dini dhe as doni të dini. Ju jeni kërcënim. Këtë punë bëtë me reformën në energji, me ndërtimet pa leje...”, tha Rama. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.