Kreu i K. të Sigurisë, Spartak Braho pranon ekzistencën e çantës së zezë së shantazhit. Vizita në burg? “Një intrigë e vockël e shpifaxhiut të paguar Artan Hoxha"

Postuar në 30 Shtator, 2016 13:21

Kreu i Komsionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, ka dhënë sot një intervistë në “Gazeta Shqiptare” ku sqaron pozicionin e tij për akuzat që i bëhen se ka vizituar në burg Dritan Dajtin. Braho as nuk përton fare të flasë hapur, me gjuhë shantazhi si dhe të pranojë se ka një çantë të zezë në të cilën ka 6 ndarje.

Në të gjithë këtë histori ka një skenar. Unë kam vaji tur në burg që nga Fatos Nano e deri tek i fundit fare nga këta deputetët socialistë, pasi profesioni im është avokat, nuk kam vajtur në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, por si deputet kam takuar Iljaz Labin pasi kam marrëdhënie familjare me të. Unë nuk kam takuar as Kastriot Ismailaj e as Dritan Dajtin kjo është qesharake ka një raport që e vërteton se unë nuk kam shkuar qeli më qeli të takoj asnjë njeri përveç vizitës me Labin. Gjykoj se ndaj z.Labi është thurur një intrigë, e cila e ka paralizuar, por këtë çështje do ta vendosë drejtësia, por premtoj z.Hoxha që, nëse ai futet në burg për shpifje edhe atij do t’i shkoj për vizitë”, thotë Braho.

Sipas Brahos gazetari Artan Hoxha është i sponsorizuar në intrigat e tij dhe madje përmedn edhe një bos të gazetarit që e ndërsen në fushata shpifjesh.

Artan Hoxha është një shpifaxhi i vogël që merret me intriga sepse sponsorizohet kjo është e para. Të gjitha pretendimet e gazetarit Hoxha nuk janë të vërteta pasi nuk konfirmohen nga raporti i zyrtar i SHKB-së së Drejtorisë së Burgjeve. Ka qenë një vizitë normale brenda ligjit, brenda rregullave vizitë që ka vijuar për rreth 12 minuta më tepër i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tij. Ishte vizitë humane njerëzore dhe këtë unë e kam bërë për mjaft njerëz të majtë apo të djathtë qofshin. Po ai, Tan Hoxha, e di shumë mirë. Ai nuk e harron atë çantën time, ajo çanta ime ka 6 ndarje dhe një ndarje është për Tanin, por kismet. Ajo çanta ka një ndarje vetë për të edhe bosin e tij se i kishte bërë shumë përshtypje çanta ime, pasi kur morën telefonin tha të mos e hapnin pasi ai telefon ka aq shumë gjëra për Edi Ramën sa si ka dhe çanta e Spartakut”, vijon Braho. E pabesueshnme sesi një deputet me funksione pranon se disponon një çantë me materiale përmes së cilave bën shantazh dhe asgjë nuk ndodh!!!

Përtej kësaj loje me mesazhe të kriptuara që shkojnë për Edi Ramën, kreu i Komisionit të Sigurisë ka kundërshtuar edhe urdhrin e ministrit të Drejtësisë për vizitat në burg. Sipas tij si deputet apo avokat atë nuk e ndalon dot kush të vizitojë njerëz në burg, diçka kjo që krijon përshtypjen se ka një divergjencë mes tij dhe kreut të LSI-së që ka autorizuar Ylli Majanin të flasë për urdhra.

Duhet thënë se Braho pati rol jo të vogël në trajtimin e çështjes së pajisjes përgjuese ku akuzohej ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, çështje e cila u mbyll si pa kuptuar. Po kështu përfshirja e Brahos në këtë lojën e takimeve të fshehta në burg, vijnë menjëherë pas lajmit se dikush që është në burg ka kërcënuar Prokurorin e Përgjithshëm, hamendësimi për të cilin ishte thuajse unanim. Ndoshta Braho është viktimë e një diversioni? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.