Videopërgjimi i prokurorit dhe oficerit nga një i infiltruar

Postuar në 29 Shtator, 2016 10:42

Prokuroria e Krimeve të rënda ka vijuar me hetimin pas rastit të publikuar në media një natë më parë në emisionin investigativ “Stop”, ku një oficer gjyqësor ka marrë rryshfet 18 mijë euro për prokurorin Ardian Braho.
Sot është sekuestruar dosja e 120 mije eurove në zyren e prokurorit Braho, mëson “Panorama”.
Nga verifikimet rezulton se personi qe ka dhene parate eshte shtetasi me iniciale A.M, person i perdorur ne disa operacione policore me infiltrime dhe simulime aktesh korruptive.
Parate kane qene me fasheta te bankes cka dyshohet se jane terhequr nga banka diten e ngjarjes, shkruan “Panorama”.
Nga verifikimet e pamjeve te sekuestruara del se filmimi eshte bere nga te pakten 5 kamera pasi ka plane nga 5 kende te ndryshme por qe vetem dy jane publikuar.
Prokurori i Rrethit Tiranë, Ardian Braho rezulton prokuror me karrierë të gjatë pasi në CV-në e tij bëjnë pjesë çështje si ajo e sheshit “Skënderbej”, ku Lulzim Basha u akuzua për dëm ekonomik. Braho vendosi mbylljen e çështjes pasi vendimi ishte marrë nga Këshilli i Bashkisë.
Gjithashtu, së fundmi Braho ishte prokuror dhe në hetimet për vendosjen e një pajisjeje përgjimi në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe në hetimet ndaj ish-kreut të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për raportin e KLSH mbi blerjen e hotel “Dajtit”.
Po ashtu, Braho ka qenë prokuror edhe në çështjen hetimore ndaj ish-kreut të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha. Braho ka hetuar gjithashtu dhe ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode për fshehje pasurie.
Braho ka qenë dhe pjesë e task-forcës së Prokurorisë së Tiranës që hetoi çështjen e mashtrimit me TVSH-në në industrinë e përpunimit të metaleve që përllogaritej se i kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 26 milionë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.