Tjetër “dhuratë” nga Komisioni i Eduard Shalësit/Miratohet projektligji i Dhomës që detyron bizneset të anëtarësohen në Dh. e Tregëtisë dhe Industrisë

Postuar në 29 Shtator, 2016 15:32

Projektligji për anëtarësimin e detyruar të biznesit në Dhomën e Tregëtisë dhe të Industrisë pritet të kalojë në seancën e sotme për miratim. “Vizion Plus” raporton se drafti ka kaluar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese larg vëmendjes së mediave dhe pa u kosnultuar paraprakisht me aktorë të biznesit. P.sh Dhoma Amerikane e Tregëtisë e ka kundërshtuar draftin që detyron anëtarësimin në Dhomë, pa një arsye të qartë dhe që shihet si një mënyrë për të vjelur një lloj takse.

Duke ju referuar ndryshimeve ligjore, eshte parashikuar qe pagesa e kuotës se anëtarësimit te nis me 100 leke per bizneset e sapo krijuara, ndërsa shuma maksimale do te jete 100 mije lek ne vit. Sipas te dhënave jane rreth 51 mije subjekte juridike aktive te regjistruar ne shkalle republike nga te cilat 781 jane subjekte te cilësuara vip. Ne kete menyre, vetëm nga biznesi vip te ardhurat e Dhomës se Tregtisë do te jene 781 milion leke. Por ligji nuk e ka te specifikuar se cilat do te jene penalitetet ne rast se biznesi refuzon te behet anëtar i Dhomës se Tregtise. Nga ana tjetër vite me pare nje praktike e tille ka qene ne fuqi, por Banka Botërore e kundërshtoi fort me argumentin se ajo rriste kostot e biznesit. Me pas kjo praktike u shfuqizua”, raporton VP. 

 

http://vizionplus.al/ligji-i-dhomave-ne-seance/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.