BB: Ngjarje fatkeqe dhunimi i biznesmenit Fadi Mitri

Postuar në 27 Shtator, 2016 10:55

Përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahseen Sayed reagoi për dhunimin e biznesmenit libanez në Tiranë. Ajo e konsideroi një ngjarje fatkeqe dhe kërkoi që Shqipëria të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror.
"Incidenti me biznesmenin libanez, një ngjarje fatkeqe. Shqipëria duhet të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror” deklaroi ajo për dhunën që iu ushtrua investitorit libanez me pasaportë amerikane, Mitri.
Më pas përfaqësuesja e Bankës Botërore është ndalur te rritja ekonomike e Shqipërisë, kriza e vendeve fqinje dhe rritja e pagave dhe pensioneve.
"Përsa i përket rritjes së pagave dhe pensioneve vitin e ardhshëm, qeveria të gjejë mundësinë përmes administrimit fiskal e rritjes së të ardhurave. Ekonomia shqiptare është në një performancë pozitive, por rrezikohet nga klima politike. Paqëndrueshmëria politike mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë" deklaroi ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.