PD mund të mbështesë një referendum për anullimin e ligjit të mbetjeve, "varka" e Bashës për zgjedhjet që vijnë

Postuar në 23 Shtator, 2016 10:25

Partia Demokratike u shfaq apatike ndaj një projekligji që goditi ndjeshëm kredibilitetin e qeverisë dhe që ngre hije të mëdha dyshimi lidhur me shtysat që çuan mazhorancën të miratojë në mënyrë tinzare importimin e plehrave në Shqipëri.
E kushtëzuar nga fakti se projektligji i propozuar ishte një ligji i miratuar nga qeveria e Partisë Demokratike, opozita u druajt se mund të vinte në diskutim edhe besueshmërinë e saj. Lulzim Basha la të nënkuptohet në intervistën në Opinion se do të mbështesë një referendum për anullimin e ligjit.
"63 vota tregojnë që ky ligj nuk ka as mbështetjen e mazhorancës dhe unë dua të përshëndes të gjithë ata deputetë të mazhorancës, të cilët kanë gjetur kurajon të mos i binden urdhrit politik për të votuar. Ky është momenti që ne si opozitë, përpos qëndrimit kundër që kemi shpallur të bëjmë gjithçka me të gjithë faktorët, me aleancën kundër mbetjeve, me shoqërinë civile, me ju si media, të vendosim hapat qe do te ndjekim per ta ndalur kete afere ne dem te vendit ne dem te qytetareve"-theksoi Basha.
Opozita i qëndroi larg protestës, por ndryshimi i kursit dhe beteja për anullimin e ligjit, duke mbështetur një referendum, mund t'i shërbejë Partisë Demokratike të rrisë besueshmërinë dhe kuotat në prag të zgjedhjeve dhe në një kontekst ku dyshja Rama-Meta projektojnë fitoren e një tjetër mandati.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.