Plehrat kanë konsensus 100% në Parlament. Opozita katandiset në lolon e qeverisë

Postuar në 22 Shtator, 2016 12:56

Situata e krijuar me ligjin e ri të importit të mbetjeve e ka kthyer Parlamentin në një sallë karagjozlllëku që nuk gjen shok në këtë vend. Ligji është dakordësuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese por Partia Demokratike, nisur nga fakti se ka një protestë ka bërë zhurmë të madhe duke kërkuar prezencën e kryeministrit.

Një tallje e hapur e një opozite surrogato që po kujtojmë këtu se ka shumë instrumente në dorë. P.sh një komision hetimor për çështjen e hashashit, prej nga ku le të jemi të hapur e ta pranojmë se ajo merr pjesën e saj. Merr pjesën sepse vështirë të besohet që Sajmir Tahiri të jetë kaq dorështrënguar.

Kur vjen puna te ligji i mbetjeve sjellja e PD-së po kalon çdo kufi dhe ajo vota e Dibrës nuk është çudi që të trefishohet. Se vërtet që PS-ja po kthen politikën e vet dhe po del një mashtruese bashkë me kryeministrin e vet, por kjo sjellje e PD-së vetëm sa i ndihmon. Plus opozita e sotme parlamentare do parë me sytë e saj, pra me sytë me të cilët drejtuesit e saj shohin të ardhmen. E ardhmja është humbje. Edi Rama ka gjetur pipëzat me Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin. Çfarë shansi ka PD-ja me Lulzim mavrinë në vitin 2017? Zero shanse. Pse atëherë të mos negociohet dhe të gjendet një modus vivendi?!

E thënë ndryshe dhe thjeshtë: protestuesit aty jashtë janë vetëm, sepse plehrat kanë mbrojtje nga 100% e Parlamentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.