Debat për turizmin në Itali, Briatore: “Nëse doni të pasur duhen hotele dhe shërbime luksi. Jo t’u tregosh detin dhe maseritë”. Reagimet: “Jo” në bllok

Postuar në 21 Shtator, 2016 21:29

Salento, bregu përballë Shqipërisë nga Brindizi deri në Taranto ka njohur vitet e fundit një rritje të turizmit. Jo vetëm në numrin e turistëve, por edhe në shërbime. Investimet në infrastrukturë dhe në mjedise janë shtuar ndjeshëm dhe kjo bie në sy menjëhërë, po ta krahasosh me 10 vite më parë. Në thelb turizmi salentin bazohet në pak gjëra që ngrenë peshë: deti i pastër, ushqimi shumë i mirë, tradita e maserive dhe peizazhi i dominuar nga ullinjtë. Po kështu Salento është një zonë me pasuri arkeologjike shumë të mëdha.

Mirëpo mbi turizmin ka ide të ndryshme. Disa të tilla, të hedhura në diskutim nga Flavio Briatore, ish-menaxheri i Formula 1, i cili do të hapë një lokal luksoz në Otranto vitin që vjen, kanë provokuar debate të forta. Briatore ka marrë pjesë në një takim të quajtur “Prospettive a Mezzogiorno”, ku ka shpalosur në fakt botën e tij si model turizmi: “Njerëzit që shpenzojnë lekë nuk duan vetëm t’u tregosh detin e pastër dhe maseritë. Ata duan shërbime luksi, kopshte për fëmijët në nivelin e duhur, hotele luksozë dhe shumë argëtim”, ka thënë Briatore fare hapur dhe sinqerisht.

Por ky vizion thjesht likujdon atë ekonomi turizmi që mban në këmbë sot Salenton dhe reagimet nuk kanë qenë të pakta. “Po bëni një diskutim të shpifur”, ka replikuar një zonjë nga salla, ndërkohë që këngëtari puliez Albano Carrisi ka deklaruar se “këtu te ne vijnë të pasur të huaj, amerikanë dhe të tjerë: vijnë edhe për t’u martuar në maseritë tona apo agroturizmet dhe na pëlqejnë shumë kështu siç jemi”. “Corriere della Sera” citon edhe një këshilltar rajonal të PD-së, Sergio Blasi sipas të cilit modeli që sugjeron Briatore përjashton 99% të njerëzve dhe kjo “është kulturalisht e papranueshme”.

Një kundërvënie mes dy koncepteve: Briatore ofron një model për super ta pasurit që nuk habiten më me traditën e popullit, por duan argëtim, diell dhe klimën. Mirëpo si ta realizosh këtë pa nxjerrë të papunë ata që sot jetojnë me turizëm? Duket se është e pamundur, pa folur për diferencat kulturore të atyre që zhvillojnë këtë debat. Një debat që zhvillohet kaq afër Shqipiërisë për turizmin e së cilës më mirë të mos flasësh.

http://corrieredelmezzogiorno.corriere.it/bari/cronaca/16_settembre_20/b...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.