Grupi Omnix Albania tërhiqet nga Shqipëria. Si mund të vijnë investitorë në një vend ku rrihesh në mes të rrugës?

Postuar në 20 Shtator, 2016 14:54

Sulmi ndaj biznesmenit libanez Fadi Mitri ka sjellë pasoja jo të vogla. Grupi Omnix Albania ka deklaruar tërheqjen nga të gjitha investimet në vendin tonë, duke hequr dorë edhe nga resorti 450 milionë dollarë që ishtë parashikuar për t’u realizuar në Gjirin e Lalëzit.

Në deklaratën e vet Omnix Albania falënderon edhe qeverinë shqiptare për përkujdesjen e treguar ndaj Mitri, por një diplomaci e tillë thjesht se është një mënyrë e sjellshme për të ikur. Qeveria shqiptare dërgoi ministren Ekonomi në spital, ndërkohë që për nga rëndësia e investimit aty duhet të shkonte vetë Kryeministri Edi Rama. Nuk gjen shpjegim kjo sjellje ndërkohë që autorët e sulmit dihen dhe kur qeveria shqiptare po bën çmos në dukje për të sjellë investitorë. Si mund të vijnë investitorët në këto kushte vetëm qeveria shqiptare mund ta dijë. Më poshtë deklarata e grupit Omnix Albania:

Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë.

Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit. Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standarti më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj.. Ky projekt gjigand synonte do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do ti japte Shqipërisë pamjen e një vendi si destionacion turistik numër 1 në Adriatik dhe balkan.

Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në rritjen economike të Shqipërisë. Si konkluzion Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për cdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga cdo investim në Republikën e Shqipërisë. Falenderojmë qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta.  I jemi mirënjohës të gjithë atyre miqve, shumica shqiptarë, të cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë.

Jamal Abu Issa, drejtues i OMNIX Group”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.