Google mund të ketë gati kompjuterin kuantik në fund të vitit 2017

Postuar në 20 Shtator, 2016 21:21

New Scientist shkruan se “Google” është duke përfunduar kompjuterin më të madh kuantik që ekziston sot. Faqja në fjalë i jep shumë rëndësi këtij zhvillimi, duke vlerësuar se kjo do të transformojë komunikimin, por edhe do të ndikojë shumë më gjerë. Kompjuteri pritet të jetë gati në fund të vitit që vjen dhe një lajm i tillë është i pakonfirmuar pasi kompania po mban shumë sekret planet e zhvillimit të tij.

Muajin e kaluar inxhinierët e “Google” publikuan një material ku sqaronin se qëllimi i tyre është krijimi i një kompjuteri në gjendje të realizojë detyra që asnjë kompjuter klasik nuk mundet.

Kompjuterët kuantikë transmetojnë të dhëna në formën e biteve kuantikë të quajtur kubitë.  Ata shfrytëzojnë cilësitë e mekanikës kuantike të superpozimit.  

 

https://www.newscientist.com/article/mg23130894-000-revealed-googles-pla...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.