Rusi, rikthehet modeli sovjetik. Drejt krijimit të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit

Postuar në 19 Shtator, 2016 13:38

Sistemi policor në Rusi do të reformohet tërësisht për të kaluar në krijimin e një Ministrie të Sigurimit të Shtetit. Ky institucion do të ngrihet mbi Shërbimin Federal të Sigurisë(FSB), çka shihet si një lëvizje që praktikisht rikthen modelin e KGB-së së dikurshme. Shërbimi sovjetik konsiderohet më i madhi në nivel organizativ dhe me ndikim të jashtëzakonshëm, aq sa kreu i tij, Yuri Andropov u bë drejtues i shtetit dhe i partisë.

Lajmi në fjalë është përcjellë për opinionin rus nga gazeta “Kommersant” dhe citohet nga gazeta kryesore për diplomatët e huaj në Rusi, “The Moscow Times”, e cila sqaron se “në këtë ministri të re do të përfshihen edhe Shërbimi i Zbulimit të Jashtëm si dhe shumica e njësive të Shërbimin e Mbrojtjes Federale, i cili merret me vëzhgimin e zyrtarëve më të lartë”.
Kjo ministri do të hetojë çështje që i sillen asaj nga Komiteti Federal i Hetimit si dhe Ministria e Brendshme, por ajo do të jetë eshe të drejtën që t’i mbikëqyrë këto dy të fundit.

Një supermomistri që centralizon punën e shërbimeve të ndryshme duke kaluar raportimin direkt te presidenti i Rusisë. Sipas gazetës problemi kryesor mbetet sigurimi i buxhetit për këtë ministri të re që presupozohet të ketë hyrë në veprim përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2018.

Po kështu është kuptimplotë fakti se ministria do tëketë si bërthamë FSB-në, agjencia e cila ka ngritur akuza penale të forta për drejtues të Komitetit Federal Hetimor, të cilët ose kanë dhënë dorëheqjen, ose janë duke u larguar. Akuzat kanë zbuluar lidhje të tyre me botën e krimit, por në thelb likujdimi i Komitetit konsiderohet ndryshim balance pushteti. De facto, Putin po riciklon një model të lënë pas, si ai sovjetik, ndonëse në nivel ministrie, shërbimi sekret ka qenë formalisht i krijuar vetëm në ish-Gjermaninë Lindore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.