KLSH dhe Banka e Shqipërisë raportojnë për dëmin me asgjësimin e kartëmonedhave

Postuar në 19 Shtator, 2016 15:29

Sot paradite, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kanë qenë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ku kanë raportuar për një raport që ngre akuza për asgjësimin e kartëmonedhave të vjetra.

Leskaj është në thelb autor i raportit që sipas mediave ka konstatuar 21 milionë euro dëm përmes procesit të asgjësimit të kartëmonedhave të vjetra. Kjo duke operuar me bankat e nivelit të dytë. Raporti nuk është bërë publik veçse për ekzistencën e tij, ndërkohë që Banka e Shqipërisë nuk ka qenë në gjendje të sqarojë si qëndron puna. Në fillim, Sejko mohoi fare që të ketë një problem të tillë, kurse më tej, Banka vetë, pranoi ekzistencën e raportit.

Në lojë është futur edhe Prokuroria, e cila thuhet se po heton për raportin, i cili në momentin që flasim është një nga çështjet kryesore për stabilitetin e vendit, ndonëse mbahet larg vëmendjes.

“Ka një mospërputhje lidhur me rregulloret dhe ligjet mbi të cilat operon Banka e Shqipërisë, por nëse ato jane shkelur ose jo ketë do ta vendose drejtësia. Rekomandimet që janë lënë nga KLSH janë marrë në konsideratë nga Banka Qendrore”, deklaroi kreu i Komisionit Erjon Braçe.

Sot është bërë publike edhe shifra e dëmit që KLSH-ja pretendon se ka konstatuar: ajo nuk është 21 milionë euro sa ç’është raportuar më herët, por 514 milionë lekë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.