Ilir Meta bën planin 5 – vjeçar të Shqipërisë. A do të poshtërohemi deri në pikën sa ta shohim President?

Postuar në 18 Shtator, 2016 13:20

Mbajeni hapur televizorin këto ditë. Ndiqeni me vëmendje. Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon zgjedhjet për kryetar, ku merr pjesë shkëlqesia e tij, Ilir Meta, i cili në vitin 2004 kur themeloi partinë caktoi si normë statutore zgjedhjen vetëm për dy mandate. Kanë kaluar 12 vjet, por dëshira e anëtarësisë nuk e lë Ilir Metën të shqitet nga partia e për pasojë as nga Shqipëria. Dekor në këtë maskaradë demokracie është Shezai Rrokaj, profesor gjuhësie, i cili në ndryshim nga sa pritet nga akademikët, ka dëshmuar frymë të lartë partishmërie. Gjithsesi, jemi në një pikë kur zgjedhjet në komunitete të tilla që i quajnë parti, janë çështje vetëm e partive.

Rëndësi këtu ka ajo që ka thënë Ilir Meta, i cili siç shprehet ndonjë analist që e ka të majtën e tipit shqiptar, dashuri të përjetshme, përdor një gjuhë “të kriptuar”. Çfarë ka thënë Ilir Meta sot e që nuk duhet ta humbasim? Ka folur për garën presidenciale, ka folur për bujqësinë, ka folur për miqtë europianë.

“Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura. Gara vetme ku marr pjesë është ajo e LSI-së, që e konsideroj si sfidë për lëvizje të metejshme që do ta nis nga Korça. Këtu jemi për çështjen e mollëve. Unë e kam një përgjigje që e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia dhe jo kanabis prandaj politika duhet të marrë vendim dhe jo t’i shmanget. Por dhe partnerët europianë. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të vendoset se si do të sillemi në të ardhmen për këtë fenomen”, tha Meta.
Përtej humorit që është i vetmi serum në këtë klimë bajate, duhet thënë se Ilir Meta President, është kauza më e natyrshme për protesta që jo vetëm konsumojnë mjetet demokratike, por edhe i tejkalojnë ato. Një poshtërim i tillë është padyshim i paprecedent dhe për ata lehës politikë që e promvojnë me urdhër kandidaturën e tij, po kujtojmë çfarë u thuhej njerëzve pak kohë më parë.

Këtu një moment kur Iliri humb qetësinë:

PS: Edi Rama ra dakord që ai të ishte president që në vitin 2012, pra pas 21 janarit. Kjo sa për një provë më shumë se kryeministri aktual u beson dhe vlerëson vetë XHEPAT e tij.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

As Rama e as Meta nuk e kane ditur atehere se si do vinin gjerat me vone. Kjo tregon se jane stratege dhe se ky vend eshte i sigurt ne duart e tyre. Prandaj edhe mbeshtetja per to rritet ne menyre te vazhdueshme.

Submitted by tomi (not verified) on

Jane stratege dhe nuk e dinin si do te vinin gjerat me vone? Po strategjia ku qendron ketu? Te kerkoj ndjese por nuk paske idene me te vogel per percaktimin e termit strategji. (NJE PLAN OSE METODE E KUJDESSHME PER ARRITJEN E NJE SYNIMI TE VECANTE GJATE NJE PERIUDHE KOHE TE GJATE - Sipas Merriam Webster Dictionary).

Sa per qenien e vendit ne duar te sigurta; ti qofsh or mik per zotin.

Ps. E nderuar Respublica, poshterimi mund te jete edhe me i madh nese zoteria vendos te na behet kryeminister. Ku ma gjen President honorifik sic e kemi ne.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nëse ka nje vazhdimesi logjike te gjerave, Ilir Meta president eshte hapi tjeter pasues i rrumpalles shqiptare. Poshterimi i shqiptareve ka filluar qysh ne 1944 kur per qeveri u pranua nje bande morrash te kuq. Ne vitin 1992 nje pjese e kesaj bande, vuri makijazhin blu dhe pasi u perzie edhe me ca njerez te ndershem por naive, krijoi iluzionin e demokracise. Nderkohe morrat e kuq evoluan, rimoren pushtetin, qe ne fakt jo se e kishin humbur ndonje here. Si Edvin Rama, ashtu edhe Ilir Meta nuk jane gje tjeter vec akrepizimi i species "morr i kuq". Perderisa pranuam Saliun dhe tashti me vone Edvinin per kryeminister, ç'te keqe ka ta provojme edhe Ilirin per President? Ne fund te fundit te dhjere ishim, te dhjere do te mbetemi. Mutin qe ka filluar te na mbuloje qysh nga 1944 s'ka pompe zjarrfikesish qe e lan.

Submitted by Tuc Maku (not verified) on

E ka shume mire xhuxhumaku, kur thote qe PERDERISA PRANUAM SALIUN .... . . . Etj, etj, etj, poooooooor, ka harruar te thote edhe arkeologun MEKSI SI KRYEMINISTER.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Or taj Tuc, mendoj se po te kishim pasur ca me shume kryeministra si puna e Z. Meksi mund edhe te mos ishim zhytur me thelle nga c'u zhytem. Qe ta kuptosh zotrote, kur kam thene qe me komunistat e lyer me blu u perzien edhe njerez te ndershem, por naive kam parasysh midis te tjereve edhe z.Meksi.

PS. Po deshe mos fillo tashti te aludosh per mysteqe, e ku di une cfare.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me fal or Tuc se une plaku keshtu e kam, po une or ti nuk kisha harruar vetem arkeologun Meksi si Kryeminister, une kisha harruar edhe Enver Bythaman Gjirokastren, Mehmet Corrush Shehun, Adil Panda Carcanin, Ylli Bufi Bufin, Fatos Bixhoz Nanon, Pandeli Koqe Majkon, dhe pa shih, pa shih po edhe Ilir Metelikun e kemi pasur per kryeminister. A e kupton or derdimen qe nuk ishte harrese, ishte vetem nje terheqje vemendje, sidomos per palluqer si puna jote, qe kur kemi duruar ekstreme si Saliu dhe Edvini, perse te mos durojme edhe Ilirin si president, aq me shume qe ia kemi pare hajrin si Kryeminister dhe tashti si kryetar i Kuvendit? He mo Tuc ke te me thuaç nonje gje nashi?

Submitted by Tuc maku (not verified) on

Ke te drejte...(komenti i fshire).

Submitted by redaksia on

Zoteri, fusha e komenteve eshte per te komentuar mbi shkrimin, jo per te hetuar dyshimet mbi persona te tjere, apo per te konfirmuar intuiten qe ne kete rast ngjan si fiksim.

Nese ju vlen po themi se PXh nuk eshte A. Meksi qe ju kembengulni se eshte. Natyrisht as marr mundimin t'iu bind apo te kerkoj te besoni. Thjesht po them qe keshtu eshte dhe kaq. Kjo per t'i dhene fund kesaj lojes me komentuesin PXh me te cilin nuk lini rast pa u kapur.

Nese nuk keni gje tjeter per te thene ne komente vecse te kapeni me komentuesit dhe te ruani mos ne komente hyn A. Meksi i maskuar, ju njoftoj se asnje koment tuaj nuk do te miratohet.

Submitted by nje me shume e ... (not verified) on

presidenca do ishte ulje per Meten, mqs ate post e marrin ata qe ku ka mbaruar influenca ne politike, dhe jane sa per kukull aty, duke pasur parasysh edhe kompetencat e kufizuara te atij posti tani.
Ai me siguri synon per me teper. Por me c'ka pare ky vend per kryeministra deri tani, s'ka per te qene edhe aq ulje po qe se ndodh kjo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.