Gjumi i Bashës dhe puna e Veliajt në blloqet e banimit

Postuar në 19 Shtator, 2016 10:37
Eduard Zaloshnja

Në bllokun ku banoj unë, banojnë disa deputetë të opozitës aktuale. Fill pasi u bë krybashkiak i Tiranës Lulzim Basha, banorët shpresuan se rrugicat e lagjes do të asfaltoheshin, meqë deputetët atëherë ishin në mazhorancë. Por ata u zhgënjyen – vetëm rrugicës që lidhte rrugën kryesore me pallatin ku banonte një nga deputetët, iu hodh shpejt e shpejt një shtresë asfalt (për trotuare nuk bëhej fjalë). Ndërsa rrugicat e tjera mbetën me pluhur e me baltë, siç kishin qenë para 60 vjetësh. Dhe blloku ynë i banimit ndodhet vetëm 500 metra larg sheshit Skënderbej…

Le të zhvendosemi 5 vjet në kohë, dhe le të shohim se ç’ka ndodhur aktualisht me bllokun tonë.

Të gjitha rrugicat janë asfaltuar dhe janë pajisur me trotuare. Sinjalistika rrugore, si ajo horizontale edhe vertikale, mbulon çdo metër të rrugicave të bllokut. Pranë pallateve janë vendosur stola për banorët dhe janë mbjellë lule e shkurre dekorative. Në një shesh të vogël, që deri dje mbulohej nga hedhurinat, është ndërtuar një kënd lojrash për fëmijët.

Me pak fjalë, blloku ynë i banimit nuk ngjan më me një bllok banimi të Kandaharit, por me një bllok europian (Shihni fotot shoqëruese). Dhe më e bukra është se punimet janë kryer nga punonjësit e bashkisë, e jo nga ndonjë firmë private, që ta krip kokën kur fiton tenderin.

Por blloku ynë nuk është i vetmi që është rregulluar (i është bërë rikualifikim urban, thuhet në gjuhën e urbanistëve). Janë gjithsej 10 blloqe të rregulluara në Tiranë brenda vitit të fundit:

1 - Shushica - Stadiumi Dinamo

2- Tregu Çam/Posta – Rr. Myslym Shyri

3-Shallvaret

4-Pallatet Agimi

5-Selita 1

6- ATSH/Fadil Rada

7-Dogana

8-Njazi Meka - Rruga Dibrës

9-Uzina Dinamo

10-Shinat e Trenit - Josif Pashko

Dhe ndërkohë, sapo ka filluar rikualifikimi urban në bllokun mes Laprakës dhe Doganës.

Basha akuzohet shpesh nga kundërshtarët e vet politikë se “fjeti gjumë” në katër vjetët që ishte në krye të bashkisë së Tiranës. Ndërsa Veliaj akuzohet nga kundërshtarët e tij se ka më shumë fjalë se sa punë.

Të paktën në lidhje me rregullimin e blloqeve të banimit, mund të thuhet se Basha ka fjetur vërtet gjumë, ndërsa Veliaj ka bërë punë. Për të mos folur për sektorë të tjerë të punës së bashkisë…

 

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Obobo doli prape ky. Do kete bere ndonje sondazh qe e nxjerr 657% te aprovuar punen e Veliajt. Kuptohet qe per femijet qe vdesin ne Sharre ky nuk thote gje.

Submitted by Leka (not verified) on

sa i vobekte qe je more Zaloshnje. Gjithe jeten i varfer do te ngelesh, sa do leke te paguajne per keto shkrimet. i varfer ne shpirt.
Mbaj mend qe Zaloshnja i vobekte pat thene ne prag te zgjedhjeve te 2013, qe do ta kritikonte Ramen sapo te vinte ne pushtet. Jemi 3 vite qe atehere dhe akoma nuk kam lexuar ndonje gje te tille. Kushedi edhe sa duhet te presim.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Zalo, per ate djalin qe vdiq ne Sharre Zalo do thuash gje?

E dime te gjithe qe Edi ju lejon edhe ty, edhe Muchhhhhit edhe Andreas edhe Mero Morit ndonje kritike per tu duk. Lali Fikun nuk e prek njeri, princin e se ardhmes, ai duhet te jete sa me i paster e sa me larg vemendjen se publikut per krimet qe po ndodhin, megjithese ne fakt sot operon si sekser ndermjet ndertuesve dhe Rames. Dmth mafioz e kaluar mafiozit per vete.

Submitted by Keno Kotorri (not verified) on

Shoku Zaloshnja, kam nje pyetje: Nisur nga keto qe ke shkruar, mund te na thuash sa perqind te rrugeve te Tiranes brenda vijes se verdhe perfaqesojne keto rregullime te Veliajt? Sepse te mos harrojme se Tirana e tanishme eshte shume me e madhe sesa Tirana e mepareshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.