Kambana e së vërtetës/Selfo(ie) – intervista e Edi Ramës: Nuk e keni kuptuar çelësin e fitores sonë në Dibër

Postuar në 18 Shtator, 2016 18:03

Me një orë ku dëgjohet tik – taku, një këmbanë që bie njëherë në këtë të djelë dhe bariu i progresistëve, kryeministri Edi Rama, ju fton në komunikim. Rubrika e re, e quajtur Komunikimi i Javës, është marrë sot, në puntatën e parë, me zgjedhjet në Dibër. Duke fërkuar këmbët dhe duke i dhënë trupit sa para mbrapa, me një gromësimë të lehtë, tiku nervor i përhershëm i Edi Ramës edhe para selfo-intervistave si kjo, e vërteta e Dibrës na shfaqet kështu me zë dhë me figurë. E vërteta u takon fitmtarëve, pasi edhe ata dëgjohen më së shumti në këto kohë. Çfarë mund të kuptohet më së shumti nga selfo – intervista e z. Kryeministër është që: sado që jeni lodhur të gjithë, shqupista e joshqupista, nuk e keni kuptuar dot çelësin e fitores në Dibër. Ajo është e thellë, njësoj si rrënjët e Rilindjes në popull. Dëgjojeni vetë kryeministrin:

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky eshte bere per t'u lidhur, por nuk merret vesh mire se kush ka per ta bere ate pune. Ne fakt, e shoqja ka te drejte ta shpalle te marre dhe keshtu mund ta mbyllin ne Spitalin 5.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.