Jo më diskrecion, por “ereksion”/Francë, model 3 D i klitorisit për edukim seksual në shkollë

Postuar në 17 Shtator, 2016 11:48

Në foton në krye të këtij shkrimi paraqitet një model 3 D i anatomisë së klitorisit. Ky model do të jetë pjesë e orës së edukimit seksual në Francë që nga java tjetër.

Lidhur me këtë “ngjarje” gazeta britanike “The Guardian” ka publikuar një shkrim që ka si autore Minna Salami. Autorja është shumë entuziaste për këtë zhvillim që mundësohet nga teknologjia, pasi ai do të ndryshojë perceptimin mbi femrën që shpesh konsiderohet si “seksi i dobët”. Një “arsye” për këtë është edhe aparenca e organit seksual të saj, vaginës, që nuk ka agresivitetin anatomik të organit seksual mashkullor. Por Salami na kujton sesa gabim e kemi kur mendojmë në këtë mënyrë për trupin e femrës. Dhe modeli 3 D është një mundësi që të ndryshojë tërësisht qasja jonë, duke kuptuar më në fund se kjo gjëja që i ngjan një akrepi që ka pësuar mutacion, është në fakt organi seksual i femrës. Dhe jo vagina.
Ky po që zbulon bllofin e mijëvjeçarit dhe faktin se që të njohësh femrën edhe si anatomi nuk mjafton empirizmi. Të duhet abstraksion...

“Për më tepër me modelin 3 D, mënyrat keqinformuese sesi paraqitet trupi i femrës, so përmes edukimit seksual, kulturës pop, apo pornografisë, tashmë duken pa kuptim. Një tjetër nocion që provohet se është fals është se vagina është organi seksual i femrës. Ndërkohë që është klitoris ekuivalenti i penisit te femra”, shkruan autorja.
Një njohje e këtillë – e re – ndihmon edhe për t’iu përgjigjur “pyetjeve inkuzitive” të fëmijëve, siç shkruan autorja, për ndryshimin mes organeve seksuale të një mashkulli dhe një femër.
“Klitoris është si një penis i futur brenda dhe penisi si një klitoris i ekspozuar jashtë”, ja përgjihja që duhet të jepni. Që këtej, pra tek kjo “mbjellje – inception” fillon edhe barazia e vërtetë gjinore, ndonëse arritja e saj mund të kekqkuptohet me rolin e njërit dhe të tjetrit.

https://www.theguardian.com/commentisfree/2016/sep/15/3d-model-clitoris-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.