Opinioni i PD hedh poshtë ligjin e Prokurorisë Speciale, kërkon që Llallës të mos i hiqen dosjet e zyrtarëve të lartë që ka nën hetim

Postuar në 15 Shtator, 2016 10:19

Opozita ka paraqitur sot opinionin e saj për Ligjin e Prokurorisë Speciale, e njohur ndryshe si SPAK, organ që  hetojë çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të Lartë. Relacioni pasqyron disa kundërshti që kanë të bëjnë me varësinë e strukturave të kësaj Prokurorie nga qeveria apo agjencitë në varësi të saj.

Kështu Partia Demokratike thotë se projektligji parashikon që në përbërje të Njësisë së Posacme Hetimore (NJPH) të ketë shërbime të Policisë Gjyqësore, të cilët emërohen nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera të pushtetit ekzekutiv. Kjo sipas saj bie ndesh me varësinë ekskluzive që Kushtetuta (neni 148) i ka njohur NJPH vetëm nga Prokuroria e Posacme, dhe “si e tillë bie ndesh me parimin e shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, sepse krijon premisa varësie të dyfishtë (të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë) të NJPH  nga pushteti ekzekutiv”. Për këtë arsye, opozita kërkon që cdo punonjës i NJPH, përfshirë punonjësit e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore, që do të jenë pjesë e saj, të emërohen e përzgjidhen njëlloj sic parashikohet edhe për hetuesit e NJPH, nga vetë SPAK, pa asnjë ndërhyrje apo influencë nga Policia e Shtetit ose organet e tjera të pushtetit ekzekutiv. Po ashtu kërkohet që organizimi i brendshëm i NJPH duhet të miratohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme, me propozimin e Drejtorit të NJPH.

Një tjetër aspekt ku opozita sheh varësi të Prokurorisë Seciale nga qeveria është mundësi që projektligji i jep pushtetit ekzekutiv ose organeve nën varësinë apo ndikimin e tij (ILDKPKI, DSIK), që të pengojnë/ndërhyjnë në mënyrë të pakontrolluar dhe disproporcionale, në përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatave/Prokurorive të Posacme, hetuesve të Njësisë së Posacme Hetimore, si dhe punonjësve të tjerë të këtyre organeve kushtetuese.

Opozita thotë se sipas projektligjit, të gjitha institucionet e pavarura të luftës ndaj korrupsionit (gjykatat e posacme, prokuroria e posacme dhe njësia e posacme hetimore), vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë, jashtë kontrollit të një prokurori, sepse telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të Qeverisë, si psh. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave

Po ashtu opozita thotë se ligj duhet t’i jap zgjidhje tranzitore edhe situatës së krijuar me organin e prokurorisë, dhe rrezikun evident të pushimit të hetimeve që po kryhen aktualisht për një kategori zyrtarësh të lartë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.