Donald Lu në "heshtje elektorale”

Postuar në 15 Shtator, 2016 20:37

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ishte një nga aktorët vendimtarë në miratimin e reformës në drejtësi. Donald Lu doli madje në një protestë me disa të ashtuquajtur qytetarë për të kërkuar miratimin e një drafti që po negociohej.

Donald Lu ka bërë disa deklarata të forta dhe inkurajuese për drejtësinë për arrestime deputetësh, heqje imuniteti, apo edhe për përfshirjen në listat e zgjedhësve të kandidatëve të inkriminuar. Natyrisht që këto janë akte që meritojnë mirënjohje. Por duke qenë se angazhimi i një ambasadori si ai i Lu, është shpallur parimor dhe në luftë kundër përfshirjes së krimit në politikë, prononcimi pritet të jetë jo selektiv, sa kohë që të gjitha palët e kanë pranuar këtë rol.

Në këtë kuadër është e papritur që ambasadori në fjalë mbajti heshtje mbi zgjedhjet në Dibër dhe shfaqjet e provuara me pamje filmike të blerjes së votës, njësoj siç mbajti heshtje për avionin e rënë sot në Ishëm. Policia u detyrua të lëshonte komunikatë pasi çështja u hap në parlament, çka krijon të gjitha dyshimet se avioni është linjë e trafikut.

Sot ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kërkoi mbështetje për luftën lundër drogës, pasi sipas tij ajo kapërcen fuqitë e policisë. Edhe pse vetë policia na thotë se ka asgjësuar 99.6% të hashashit të mbjellë.
Çka do të thotë se kundër hashashit sot është vetëm opozita, edhe ajo ndoshta për një kauzë që i duhet. Ndoshta Lu është entuziast se me institucionet e reja të drejtësisë do të lëvizë diçka, ndërkohë që parë nga interesat amerikane mbërritja e muxhahedinëve e bën të dobishme heshtjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.