Nuk janë vetëm maturantët/Probleme me librat dhe mësimin me turne

Postuar në 13 Shtator, 2016 16:14

Viti i ri shkollor ka nisur me probleme. Çdo nxënës në kryeqytet e nisi mësimin pa një ose dy libra. Tekstet vazhdojnë të mungojnë. Mungesa e teksteve shkollore erdhi si pasojë e mos prodhimit në kohë të pullës me hologramën e Ministrisë së Arsimit. Ashtu si çdo ditë, që prej 1 Shtator, edhe në ditën e parë të shkollës prindër dhe fëmijë janë përballur me radhë në pikat e shitjes. Por sërish nuk kanë mundur të plotësojnë paketën me librat që ju duhen. Ky nuk është problemi i vetëm.

Nxënësit e klasave të 3 -ta dhe të 4 -ta në disa shkolla të arsimit 9 – vjeçar, si “Edit Durham”, “11 Janari”, “Gjon Buzuku” apo “Hasan Prishtina” do të zhvillojnë mësimin pasdite. Me dy turne do të funksionojnë edhe gjimnazi “Ismail Qemali” dhe “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Dita e parë e shkollës ka qenë ditë proteste për nxënësit në Kallm të Vogël në Fier. Ata kanë protestuar për rrugën e prishur që duhet të ndjekin për të shkuar në shkollë. Sipas tyre, dimri e bën tejet të vështirë për t’u përshkuar e në disa raste, të pakalueshme. Prindërit deklaruan se nuk do t’i çojnë në shkollë fëmijët derisa të bëhet rruga. Mësimi nuk ka filluar as për nxënënsit e shkollës 9 – vjeçare “Adriatik”, në Divjakë. Shkak është bërë mbyllja e pa paralajmëruar e shkollës. Vendimin për transferim në një tjeter shkollë rreth 8 kilometra më tutje, ata e kanë mësuar kur kanë shkuar në shkollë për të filluar procesin mësimor. Vendimi ka qenë i papritur edhe për kryetarin e fshatit.

"Tv Klan"

VITI I RI SHKOLLOR NIS ME PROBLEME by 3-14-15-92

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.