Gratë i japin fitoren doktor Muharremit

Postuar në 12 Shtator, 2016 10:11

Muharrem Rama, kandidati i majtë për zgjedhjet e bashkisë së Dibrës fitoi garën ndaj rivalit të tij Sherefedin Shehu. Avantazhi i Ramës në 118 kutitë e numëruara Rama është 4 160  vota dhe kësisoj, kandidati i koalicionit të majtë do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Peshkopisë. Votimi i djeshëm u shoqërua nga akuza për blerje votash nga të dy palët politike. Ndërsa PD akuzoi se banorët e një fshati në Dibër kapën një fugon me miell që do shpërndahej në këmbim të votës, nuk munguan as akuzat për fotografimin e votës nga të dyja palët. Ajo që bie në sy është përqindja e lartë e femrave në këto votime, me rreth 58 % të pjesëmarrjes. Në Dibër u mbajtën zgjedhje pasi ish-kryebashkiaku, Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra për shkak të përfshirjes së tij në një aferë seksuale.

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

Rilindja thelloi diferencen ne raport me vitin e kaluar dhe faktor i rendesishem per kete jane femrat, te cilat, me sa duket me pjesemarrjen masive dhe votat e tyre i kane dhene mbeshtetje morale edhe Shukri Xhellilit duke e konsideruar si viktime e kurtheve te mire organizuara! Ky trend tregon se vitin tjeter Rilindja do te fitoje mbi 100 deputete dhe keshtu do kete pushtet absolut!

Submitted by Nacionalisti (not verified) on

Fakti qe Dibren e Fitoi "Shukriu Junior" ne saje te grave socialiste, athere cdo grua socialiste Dibrane vlen jo me shume se nje thes miell. Po jua dyfishoj oferten, une do te jap dy thase miell per cdo grua socialiste dibrane, megjithese e pranoj se nuk mund t'a sfidoj Shukriun apo "Shukriun 2"!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.