Elon Musk bën thirrje për ndihmë për të zbuluar shkakun e shpërthimit të Falcon 9 më 1 shtator

Postuar në 12 Shtator, 2016 14:57

Elon Musk po bën thirrje për ndihmën e gjithkujt për të shpjeguar dhe hetuar shkakun e shpërthimit të raketës Falcon 9 që shpërtheu më 1 shtator gjatë një testi. Miliarderi që është një nga financuesit më të mëdhenj të projekteve për të ardhmen, shkruajti një status në Twiter përmes të cilit kërkoi ndihmë:

“Nëse keni audio, foto apo video të anomalisë sonë të javës së shkuar, ju lutem dërgojini te report@spacex.com. Materiali mund të jetë i dobishëm për hetimin”, shkruan Musk.

Shpërthimi ndodhi dy ditë përpara lëshimit të parashikuar të raketës gjatë një operacioni të paralëshimi në Cape Canaveral. Ka shumë spekullime në media mbi atë që ka ndodhur dhe ky status i Musk e shton edhe më shumë dozën e misterit. U publikuan video duke pretenduar se shkaku është “nga jashtë”, diçka përtej tokësores. Por Musk ka kërkuar që materialet të mblidhen dhe analizohen, duke shfaqur kështu pamundësinë e plotë për të shpjeguar atë që ndodhi.

Musk po ashtu iu drejtua edhe NASA-s, Administratës Federale të Aviacionit dhe Forcave Ajrore me të njëjtën thirrje.

Nga të dhënat e përcjella nga vetë miliarderi, shpërthimi duket se ka shkakun në depozitat e oksigjenit, por pa kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.  Me këtë shpërthim u shkatërrua edhe sateliti AMOS – 6, ku kishte finacim edhe Facebook dhe që parashikonte t’i jepte internet edhe Afrikës.

Çështja ka interes përtej një kompanie pasi Musk është në krye të ideve novatore, qoftë dhe me raketat Falcon me të cilat ka realizuar ulje vertikale në platforma të lëvizshme detare.  

 

http://www.space.com/34029-elon-musk-seeks-help-solving-rocket-explosion...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.