Cameron largohet edhe si deputet: “Nuk dua të jem diversion për Theresa May”. Të kujtojmë rastin “Berisha” dhe partitë private në Shqipëri

Postuar në 12 Shtator, 2016 17:53

David Cameron, ish-kryeministri konservator britanik ka deklaruar se tërheqjen si anëatr i Parlamentit. Ai ka sqaruar se kjo lëvizje bëhet për të mos u bërë shkak për diversion ndaj kryeministres Theresa May, që mori detyrën pas largimit të Cameron. Ky i fundit u largua nga detyra për shkak të rezultateve të referendumit për qëndrimin në Bashkimin Europian.

Vendimi është cilësuar prej tij si pjesë e “politikës moderne”, duke theksuar kështu se ambiciet e 49 vjeçarit nuk duhen bërë pengesë për rrugën e kryeministres dhe të partisë. As edhe peshë për ta.

Rasti analog me këtë në Shqipëri është qëndrimi në politikë i Sali Berishës pasi humbi zgjedhjet e vitit 2013, duke hapur gjithsesi rrugën për një kryetar të ri të PD-së, Lulëzim Basha. Përballë tij është kryeministri Edi Rama i PS-së, i cili nuk pranoi të zbatonte statutin e partisë duke kaluar afatet e mandatit në detyrën e kryetarit e duke shpikur një referendum. Ky është një sinjal i qartë se çfarë do të ndodhë edhe nëse PS-ja humbet zgjedhjet parlamentare. Nuk vlen as të zihet në gojë Ilir Meta, që në statut e ka të kufizuar të drejtën e zgjedhjes me dy mandate dhe vazhdon të jetë kryetar i një partie familjare siç është ajo që quhet LSI. 

 

http://www.bbc.com/news/uk-politics-37342152

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.