Foto lajme nga zgjedhjet në Dibër/Thasë me miell dhe vota të fotografuara

Postuar në 11 Shtator, 2016 15:37

Zgjedhjet në Dibër kanë prodhuar lajme që e kthejnë në satirë edhe një proces kaq të rëndësishëm. Partia Demokratike njfton se banorët në fshatin Lishan i Epërm  kanë  konstatuar një furgon që shpërndante miell në këmbim të votës. Banoret kanë kryer arrestimin qytetar për shoferin e furgonit dhe kanë sekuestruar sasinë e miellit.

Ndërsa Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit të majtë denoncon fenomenin e fotografimit të fotës në qendrën e votimit nr.1130, në fshatin Pekë të njësisë administrative Melan. Vota është fotografuar nga një votues i kandidatit të koalicionit të opozitës, Sherefedin Shehu.

Comments

Submitted by Nacionalisti (not verified) on

Fakti qe Dibren e Fitoi "Shukriu Junior" ne saje te grave socialiste, athere cdo grua socialiste Dibrane vlen jo me shume se nje thes miell. Po jua dyfishoj oferten, une do te jap dy thase miell per cdo grua socialiste dibrane, megjithese e pranoj se nuk mund t'a sfidoj Shukriun apo "Shukriun 2"! Nxitoni, oferta eshte e limituar!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.