Bashkitë do të varfërohen, duhet t’i paguajnë vetë 100 milionë dollarë borxhe të prapambetura

Postuar në 11 Shtator, 2016 13:58

Qeveria do detyrojë bashkitë që të shlyejnë 100 milionë dollarë borxhe të prapambetura brenda dhjetorit të vitit të ardhshëm. Në letrën e mirëkuptimit që i ka dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ministria e Financave thotë se do i kërkojë njësive vendore që brenda këtij muaji të përgatisin planin konkret të shlyerjes përfshirë burimet financiare që do të përdoren.

Në letër thuhet se “Qeveria nuk do të akordojë asnjë fond nga buxheti, për të shlyer këto borxhe. Ato do të përballohen nga të ardhurat e vetë bashkive”. Një audit i kryer nga “Grant Thornton” me kërkesë të vetë qeverisë zbuloi se njësitë e pushtetit vendor kanë 12 miliardë lekë borxhe të vjetra ndaj biznesit apo enteve publike raporton Top Channel.

Shuma, e cila është sa 0.8 për qind e Prodhimit Kombëtar, është krijuar kryesisht para reformës së re administrative, por situata me financat e pushtetit vendor mbetet ende kaotike. “Ne po përgatisim një ligj të ri, i cili do të disiplinojë financat vendore dhe krijon mekanizma ndërhyrje për bashkitë në vështirësi financiare”, vijon më tej letra e Ministrisë së Financave. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.