Tensioni FSHF-TVSH pas ndeshjes Shqipëri – Marok. TVSH zbardh email e UEFA për Skënderbeun

Postuar në 09 Shtator, 2016 10:10

Federata Shqiptare e Futbollit, kjo "bahçe personale" e Armando Dukës, përfshihet në një skandal. Televizioni Publik Shqiptar raporton se Federat Europiane e Futbollit, ka nisur një e-mail ku sqaron se vendimi i saj për përjashtimin e Skënderbeut i ëhstë dërguar prej kohësh FSHF-së. Por kjo e fundit nuk e ka bërë publike për të krijuar kështu një situatë kaotike dhe duke e vendosur veten në një pozitë krejt joligjore.

“Skandali i trukimeve që përfshiu futbollin shqiptar, duke kulmuar me dënimin e kampionëve në fuqi për një vit(Skënderbeu), si për habi të të gjithëve hasi në një heshtje të dyshimtë të FSHF-së.
Institucioni i futbollit, jo vetëm që nuk denjoi të bënte një reagim për këtë çështje, duke u distancuar apo mbrojtur klubin e Skënderbeut, por u kujtua befas pas Kampionatit Europian që t’i tregonte opinionit se UEFA nuk e ka njoftuar ende për vendimin që kishte marrë. E kush mund ta besonte këtë, në një kohë që zyra për shtyp e UEFA-s, pas interesimit të TVSH-së, dërgon një përgjigje që cenon integritetin e FSHF-së.

“UEFA ia ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit raportin e arsyetuar të Komisionit të Disiplinës”. Është kjo përgjigjja që jep UEFA. Tashmë gjithçka është e qartë dhe duket se cili institucion ka mashtruar”, raporton “Panorama Sport”.
Përgjegjësia ka vetëm një emër: Armando Duka që e ka kthyer FSHF-në në "agjenci private". Kjo që bën sot TVSH-ja është një kundërveprim i qartë për atë që Duka bëri me ndeshjen miqësore Shqipëri – Marok, e cila nuk u transmetua nga TVSH, por për arsye që siç duket tejkalojnë fuqinë e këtij institucioni. Siç bëhet e ditur TVSH-ja u interesua për blerjen te kompania direkt, por atij iu sugjerua që ta bëjë blerjen me një fi interesi sipër te një operator në Shqipëri. Kjo nuk mund të ndodhte pa heshtjen e FSHF-së, e cila u mundua t’ia faturojë përgjegjësinë televizionit shqiptar që sot hakmerret me publikimin e e-mailit.

http://www.panorama.com.al/skandal-uefa-nxjerr-blof-federaten-per-denimi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.