Skandali i trukimeve, raporti i UEFA-s nxjerr edhe emrin e Ridvan Bodes

Postuar në 09 Shtator, 2016 20:01

Skandali i trukimit të ndeshjeve të Skënderbeut i cili e la për 1 vit jashtë Ligës së Kampionëve ka marrë përmasa të tjera. UEFA ka publikuar së fundmi emra zyrtarësh të këtij klubi të cilët pas hetimeve të bëra kanë rezultuar të lidhur me kompanitë e basteve.

Në raportin e Inspektorëve të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në UEFA, thuhet se gjatë viteve të fundit Skënderbeu ka manipuluar mbi 50 ndeshje ndërkohë që bie në sy dhe emri i ish-ministrit të Financave dhe financuesit të klubit korçar, Rivdan Bode, i cili së bashku me presidentin aktual, Ardijan Takaj dhe ish-presidentin Agim Zeqo, janë personat kryesorë të klubit të lidhur me bastet.

Në raportin e Inspektorëve të UEFA-s shkruhet se Skënderbeu ka qenë i përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në veprimtarinë e fiksimit të ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë 6 viteve të fundit. Janë mbi 50 ndeshje të manipuluara nga Skënderbeu mes të cilave 5 nga Champions League, 2 nga Europa League, 41 Superligë e Kupë dhe 6 ndeshje miqësore.

Në atë raport flitet gjatë për ish-ministrin dhe financuesin e klubit korçar, Ridvan Bode, integriteti i të cilit sipas hetuesve të UEFA-s vihet në pikëpyetje pas privatizimit të Lotarisë Kombëtare dhe hetimit për fshehje të borxhit kombëtar. Aty shkruhet se Bode mendohet të ketë ndikuar në rezultatin e ndeshjeve të Skënderbeut ndaj Dinamos, atë vit ku Skënderbeut në mënyrë të çuditshme i shpëtoi rënies nga kategoria.

"Top Channel"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.