Hetim oligopolit në sigurime. Rrezikohet gjobë deri në 2% të xhiros

Postuar në 09 Shtator, 2016 20:18

Kompanitë e sigurimit aktualisht po hetohen nga ekspertë të Autoritet të Konkurencës. Objekt i hetimit do të jenë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm motorrik, që u rritën me 25 % në gusht të këtij viti. Autoriteti i Konurencës nisi hetimin menjëherë pas publikimit në media të ndryshimit të tarifave nga të gjitha kompanitë, në të njëtën kohë e me të njëtin çmim.
Dyshimi nëse ka marrëveshje të fshehtë dhe fiksim të çmimit është objekti i këtij hetimi. Nëse shkelje konstatohet, shoqëritë e sigurimeve rrezikojnë gjobë deri në 2 % të xhiros vjetore për seicilën prej tyre.

"TemaTv"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.