Europa anti-islame: Italia deporton imamin që nuk betohet mbi Kushtetutë. Thirrja politike: “Një Gjermani për gjermanët”

Postuar në 09 Shtator, 2016 10:52

Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar sot një hapësirë historisë së një 33 vjeçari maroken, Fagrouk Hmidane. Ky i fundit ka refuzuar që të betohet mbi Kushtetutën italiane për të marrë nënshtesinë dhe kaq ka mjaftuar që autoritetet ta largojnë nga vendi. Hmidane ishte në Itali që në vitin 1998 dhe iu bashkua të atit dhe vëllait që punonin në Treviso. Të integruar në jetën e qytetit, i vëllai inxhinier, edhe Fagrouk u shkollua në Institutin Teknik dhe nisi punë si elektriçist.

Nga të gjitha të dhënat që sjell gazeta, Hmidane ishte një punëtor i ndershëm dhe i rregullt, kuestori i qytetit deklaron se nuk ka asnjë të dhënë për lidhje me ISIS, as ka bërë ndonjëherë thirrje radikalizuese. Ndryshimi i tij nisi tre vitet e fundit: la mjekër, nuk hante më drekë me kolegët, gruja mbante niqab. Nuk është pak për të rënë në sy në Europë ku fantazmat e radikalizmit shihen kudo. Por refuzimi për t’u betuar mbi Kushtetutë ishte i tepër për ministrin e Brendshëm, Angelino Alfano, sipas të cilit “Hmidane na përçmon”. Sipas tij ai refuzon parimet e kushtetutës, barazinë e femrës dhe mashkullin etj.. A mjafton kjo për të deportuar një njeri që në raport me shtetin është korrekt? Sa italianë mund të ketë që përçmojnë parimet kushtetuese aktuale? Ku t’i deportosh këta?
Ndoshta Alfano, i njohur tashmë për amplifikimin mediatik të rasteve të izoluar si sukses i nuhatjes së tij dhe institucioneve në varësi, kërkon të bëjë një politikë që helmon edhe më shumë njerëzit(http://www.corriere.it/cronache/16_settembre_09/espulso-l-imam-che-rifiu...).

Ky rast vjen në lidhje, ndonëse ka profil më të ulët, me atë që po ndodh në Gjermani. “Deutsche Welle” shkruan se partia simotër e CDU-së, kristiansocialët, do të mbajnë një mbledhje kryesie ku do të kërkohet një “Gjermani për gjermanët”.

“Në të ardhmen duhet të jetë në fuqi: përparësi për migrantë nga bota kulturore kristjane-oksidentale", thuhet në dokumentin të cilin e ka marrë Agjencia Gjermane e Lajmeve “DPA” dhe revista "Der Spiegel". "Një ligj i tillë është një kundërshtim i qartë i migrimit ilegal. Një shtet duhet të vendosë vetë kë duhet të pranojë - nuk janë migrantët që e vendosin këtë". Më tej CSU kërkon: "Gjermania duhet të mbetet Gjermani"”, raporton DW(http://www.dw.com/sq/csu-gjermania-duhet-të-mbetet-gjermane/a-19536820).

Comments

Submitted by genti (not verified) on

shume mire kane bere qe e deportojne.ke bere kerkese per te qene shtetas i atij vendi dhe nuk pranon kushtetuten???!!!!ik andej nga kee ardhur.ketu ska as rraccizem as diskriminim.ketu ka injorance

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Artikull shkruesi thote:
"...A mjafton kjo për të deportuar një njeri që në raport me shtetin është korrekt?...".

Kjo konsiderate e artikull shkruesit asht antikostitucionale dhe perkrahse e radikalizmit islamik, qe bjen ne kundershtim edhe me Kushtetuten Shqiptare.

Si ka mundesi " që në raport me shtetin është korrekt" kur ky emigranti shkele kushtetuten?
Po italiant qe e shkelin kushtetuten, pyet artikull zhgaravistsi?
Kur italiant shkelin kushtetuten italiane, denohen simbas ligjve qe rrjedhin nga kushtetuta italiane.

Ky emigranti i radikalizuem nuk po denohet, por po niset ne vendin e vet te origjines, aty ku ai mund te zbatoje lirshem parimet e veta.
Bravo Alfano!!!!
Duhet te marrin shembull edhe minsitrat e tjeter te mbrandshem europian nga metoda e bute dhe e arsyeshme, pa dhune e Alfanos.

Submitted by redaksia on

Emigranti nuk ka shkelur Kushtetuten, ka refuzuar te betohet mbi te. Po te kishte shkelur Kushtetuten do ta kishin ndjekur penalisht. Kjo eshte diference e madhe.
Se dyti, perpara se te zhgarravisesh komentin, lexo shkrimin, qofte edhe ate origjinal. Hmiden nuk ka asnje shkelje, as thirrje per xhihad, as deklarata per perkrahje te ISIS. Supozohet se ai ka qene emigrant i rregullt dhe i filtruar perderisa ka mberritur deri ne miratimin per marrjen e nenshtetesise. Refuzimi i tij eshte vertet kundervenie, por si akt simbolik, i cili jep mesazhin e mospajtimit me disa parime. Te vihet re se Hmiden eshte ndaluar duke shkuar ne pune dhe fare mire ai mund te vazhdonte te ishte emigrant me leje qendrimi, si vellai apo babai i tij.

Nuk na thuhet pra se mbi cilat prerogativa kushtetuese eshte marre masa e deportimit dhe a eshte ajo pergjigja e duhur ndaj nje sfide te tille? Kete pergjigje ne fakt do ta jepte me mire nje shqyrtim ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut. Ose te pakten Italia duhet te ndaloje me ligj ushtrimin e besimit islam te drejtimit salafist.

Sa per shkeljen e Kushtetutes, ne vitin 1997, gjate nje mitingu te Umberto Bossit, nje grua nxori ne ballkon nje flamur italian, ndaj se ciles Bossi qe e vuri iu drejtua: Vendoseni ne hale ate flamur.
A eshte kjo shkelje kushtetute? Me siguri qe jo, pasi me vone Bossi hyri edhe ne qeveri.

Submitted by Fillestari (not verified) on

Me duket se jeni i padrejte ne kete rast. Ligjet Europiane Perendimore ne pergjithesi (personalisht nuk njoh mire ligjin italian ne vecanti, por po pergjithesoj ketu), thone qarte qe statusi i immigracionit "nuk eshte e drejte, por privilegj" qe mund te hiqet ne baze te diskrecionit te shtetit qe e jep. Ne rastin konkret, ai njeri nuk u largua nga Italia se nuk e kishte me qejf kushtetuten, por nese lexoni artikullin origjinal, ai dyshohej si element i radikalizuar.
Pergjigja eshte po, legalisht cdo vend i komunitetit europian largon individe nese ne OPINIONIN e shtetit, personi eshte rrezik per siguri kombetare.

Submitted by redaksia on

Nuk po ve ne diskutim te drejten e Italise per ta larguar personin, por ky rast ka dy aspekte: se pari eshte nje shembull per te tjere dhe se dyti, askush nuk ka deklaruar rrezikshmerine e personit. Te pakten nga sa raporton "Corriere" Alfano ka deklaruar se "na percmon", ose se nuk pranon parimet e kushtetutes sone. Nderkohe ky person u identifikua i tille vetem ne momentin qe do bente betimin per nenshtetesine, duke jetuar per 18 vjet pa asnje problem. E nese ai do te betohej mbi Kushtetute ku shkoi atehere dyshimi per radikalizim?

E kam thene edhe me lart: nje gjykim do te duhet ta jepte nje gjykate, pasi u pa ne rastin e diskutimit per burkinin ne France se pati dy qendrime te para ne veshtrimin e te drejtave.

Submitted by Filestari (not verified) on

Mirekuptoj shqetesimin tuaj.
Fakti qe askush nuk ka "deklaruar" gje per rrezikshmerine e personit, nuk eshte argument qe une dua ta perdor, sepse ne nuk presim qe nje artikull i Corriere te jete kronike e plote e te vertetes - ai eshte argument me shume te panjohura, te cilit personalisht dua ti rri larg. Ne artikull nuk thuhet thjesht qe ai nuk u debua se nuk u betua mbi kushtetute, por se ajo ishte vijim i nje linje sjelljeje konsistente "dopo otto mesi di approfondimenti ha concluso che Hmidane si era radicalizzato [...] invito ai fedeli a imitarlo...". Nuk eshte thjesht ceshtja e sjelljes se tij private, por duket se hostiliteti i tij ka patur nje karakter me agresiv se aq.
Vendimet per deportimet merren (ne shumicen e vendeve Europiane, nga leximi i ketij artikulli duket se edhe ne Itali) ne menyre krejtesisht administrative ato jane diskrecionale. Pra nuk po diskutojme legalitetin e nje vendimi te tille, por moralin e tij. Dhe une personalisht mendoj se eshte shume morale dhe e drejte ne raport me popullesine e nje vendi qe dikush qe percmon, nuk respekton apo i antagonizon me gjithfare menyrash, kulturen, ligjet baze mbi te cilat eshte organizuar shoqeria, te mos meritoje te rrije ne ate vend. Personi ne fjale nuk ka asnje te drejte a priori te jete qytetar apo rezident ne Itali; sipas ligjeve, kete te drejte nje shoqeri mikpritese mundet tja japi kur ka deshire nje njeriu qe per te (shoqerine) eshte i eshte i pranueshem, qe eshte integruar me jetesen brenda saj, plotesisht pjese e saj. Edhe po te marrim te mirqene qe radikalizimi islamist i individit ne fjale ka patur natyre beninje, askush nuk mund te argumentoje qe me sjelljen e tij ai nuk ka treguar ndonje shenje inkurajuese se sinqerisht ai ka patur deshire te jete pjese e shoqerise italiane.
Kjo eshte ligjerisht krejt diskrecionale, sic eshte edhe fakti nese ju personalisht do te me lejonit mua te hyj ne shtepine tuaj per vizite apo jo. Keto jane zgjedhje racionale qe i zoti i shtepise i merr duke gjykuar per vullnetin e mire te mikut.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Vete fakti qe ne reklamin e shkrimit nuk paraqitet fetyra e emigrantit te radikalizuem, por nji pamje me kryq, tregon paragjykimin e atij qe e ka nxjerre lajmin ne kete gazete.

Submitted by redaksia on

E keni gabim: fotoja eshte marre nga shkrimi i Deutsche Welle, i cili eshte perfshire ne shkrimin e publikuar ketu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.