Edhe njëherë, Basha: Do hapim filialin universitar në Peshkopi...Dhe filiale të tjera

Postuar në 09 Shtator, 2016 15:02

Situata që ndodhi me maturantët këtë vit dëshmon se askush nuk ka në mendje një zgjidhje apo vizion për atë që duhet bërë. Kryeministri mori në mbrojtje sistemin e krijuar, i cili ka krijuar pështjellim në rastin më të mirë dhe padrejtësi në rastin më të keq. Ministrja e Arsimit u rikonfirmua si një zyrtare e tepërt dhe pa asnjë aftësi përballë të cilës qëndrojnë mijëra maturantë.
Është e logjikshme që opozita të kapte momentin dhe ta shfrytëzojë atë. Nga Dibra, Lulëzim Basha ka premtuar atë që do të bëjë PD-ja.

“Ne do të hedhim disa hapa konkretë në mbështetjen tuaj. Ne do të çojmë një grup deputetësh në Agjencinë Kombëtare të Provimeve për të parë konkretisht çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.

Unë i kam bërë thirrje publikisht dhe nesër do t’ia bëjë zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit të nisë menjëherë auditimin. Thirrje rektorëve të universiteteve që qeveria dëshiron t’i shtijë në dorë me këtë sistemin e bordit të administrimit të mos pranojnë, të mos certifikojnë këtë krim”, tha Basha. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe. Dyshimi nis kur shpalosen premtimet, të cilat janë një këngë e dëgjuar.

“Me ardhjen tonë në pushtet mbështetje të padiskutueshme, të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për çdo të ri dhe të re që dëshiron të studiojë duke i krijuar mundësi aty ku mundemi, afër shtëpisë së tyre, siç është filiali i Peshkopisë dhe kudo ku ka universitete publike. Çdo student apo studente do të mundë të studiojë me një tarifë të përballueshme, të subvencionuar në raste të caktuara nga shteti. Askujt nuk do t’i mohohet e drejta për të studiuar”, tha Basha. Formula që ndoqi qeveria Berisha e cila prodhoi mijëra diploma dhe analfabetizëm funksional. Gjìthnjë për vota premtohet më e lehta për t’u bërë dhe është fatkeqësi që prindërit mbështesin zgjidhje që duket se kënaqin ambicien për diplomë, por nuk ofrojnë studime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.