Çfarë do thoshte Nastradini në këtë rast?/Malësori nga Skrapari: “LSI shkon nga fryn era, ja çelësi i suksesit”

Postuar në 08 Shtator, 2016 23:34

LSI-ja dhe Ilir Meta vendosin standardin e ri moral e etik në Shqipëri. Përveç sentencave tanimë të njohura për mençuri hanxhiu si “Sot është sot, dje ishte dje”, apo “Kur unë them po është po”, Ilir Meta ka ecur më tej. Në një intervistë në Top Story, kryetari i LSI-së është pyetur për çelësin e suksesit të partisë së tij. Mos u lodhni: nuk është blerja e votës, as përdorimi i administratës për punësime, as tenderat preferencialë, as edhe kriminalizimi i plotë i marrëdhënieve politike. Jo. Është filozofia e Ilir Metës që na u përmbledhka në atë që deri më sot populli ynë e ka quajtur si diçka të pamoralshme dhe dobësi që nuk u shkon burrave të vërtetë, siç pretendon edhe Iliri të jetë.

“Çelësi i suksesit të LSI, ecën gjithmonë në drejtim të erës, të së ardhmes e nuk bëhet pengesë për vendin”, tha Meta ndër të tjera. Ai ka shtuar edhe angazhimin e rinisë...

Të qeverisesh nga një i dështuar dhe i paaftë si Edi Rama është patjetër një rrugë që çon drejt distopisë psikologjike, siç edhe po ndodh, por të shohësh sesi një politikan i zhveshur nga çdo moral, edhe pse nga ajo rrugë vjen, të imponojë një kredo si kjo duke shpalosur ambicien për të qenë shumicë qeverisëse, kjo është që të zyrtarizosh paraburgimin e çdo norme dhe çdo etike. Edhe pse nesër era mund të ndryshojë drejtim, dhe Iliri do kthejë.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Politika shqiptare ndjek lavjerrsin:

Nga nje politike qe detyronte popullin te hante edhe bar per te mos shkelur parimet (sado te dhjera qe ishin parimet), ne shitjen e cdo lloj parimi per pak bar.

Te shpresojme qe lekundjet e ketij lavjerrsi do te amortizohen sa me shpejt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.