Tahiri propozon ligj për mbrojtjen e kafshëve

Postuar në 07 Shtator, 2016 21:12

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar nismën e tij për mbrojtjen e kafshëve, që pritet së shpejti të shkojë në parlament si ligji i parë i kësaj natyre.
Në 4 nenet e propozuara nga Tahiri parashikohet gjoba dhe burg për braktisjen, plagosjen, vrasjen apo edhe shfaqjet e detyruara të kafshëve.
“Dhuna ndaj kafshëve, duhet të mbarojë! Braktisja, keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forcës, luftimet ndërmjet kafshëve, publikimi i fotove e videove, eksperimentet e paligjshme me kafshë, do propozoj të jenë vepra penale të dënueshme”, deklaron ministri i brendshëm. Në nenet e propozuara, parashikohet burg edhe për përdorimin për qëllime përfitimi të lëkurës së kafshës.
Ai ka edhe një përgjigje për skeptikët dhe kritikët duke thënë se asnjë problem sado i madh që mund të ketë vendi nuk e justifikon indiferencën ndaj dhunimit të kafshëve raporton Balkanweb.
“Deri më sot, nuk ka pasur asnjë dispozitë që dënon keqtrajtuesit e kafshëve. Duhet patjetër! Mbase sot e në vijim, do ketë shumë njerëz që do e konsiderojnë të tepërt. Disa do thonë se Shqipëria ka probleme më të mëdha! Disa të tjerë do thonë të shohim njerëzit një herë, pastaj kafshët. Unë mendoj të kundërtën! Asnjë problem tjetër, sado i madh, nuk mund të jetë kurrë justifikim aq sa të jemi indiferent ndaj dhunimit të kafshëve në vendin tonë”, shkruan Tahiri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.