“Shqipëria do të jetë e suksesshme me ndihmën e partnerëve. Kriminelët larg politikës: Do përfundoni në burg”

Postuar në 07 Shtator, 2016 09:51

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka deklaruar gjatë punimeve të konferencës së qendrës “Marshall” për luftën kundër terrorizmit, se Shqipëria do të jetë e suksesshme me ndihmën e partnerëve të saj. Ai e ka vënë theksin te depërtimi i kriminelëve në politikë, ndaj të cilëve bëri një apel direkt:

“Në Shqipëri ata që akuzohen për drogë rrallë përballen me akuzat. Shembull është Emiliano Shullazi i cili u arrestua vetëm kohët e fundit. Situata në Shqipëri është e rëndë, por besoj se reforma në drejtësi do ta zgjidhë pandëshkueshmërinë. Popullit shqiptar i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët në politikë. Ky është një paralajmërim për të inkriminuarit që tentojnë të hyjnë politikë: Do të përfundoni në burg. Shqipëria do të jetë e suksesshme me ndihmën e partnerëve të saj”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.