Anullohet tenderi për rrugën Durrës – Kukës. A ishte lojë tenderi me kompaninë turke?

Postuar në 06 Shtator, 2016 16:32

Para disa kohësh u bë e njohur se Ministria e Transporteve lidhi një kontratë mirëmbajtjeje me kompaninë turke “Vendeka Bilgi” për rrugën Durrës – Kukës. Pjesë e kontratës, që u nënshkrua pas dështimit të tenderit të parë, është edhe tarifa 5 euro për automjetet.
Pati shumë ankesa dhe kritika për fituesin, pasi u deklarua se oferta e një konsorciumi, “Catalyst, Salillari dhe Kastrati”, ishte më e ulët. Po kështu u tha se kompania turke nuk kishte cv-në e duhurër këtë lloj operacioni.

Ankesa e konsorciumit në fjalë është depozituar zyrtarisht dhe siç raporton “Vizion Plus” ajo ka bërë që Agjencia e Prokurimit Publik të mos e shpallë kontratën.

“Tenderi për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit mund të anulohet. Një ankesë në komisionin e Agjencisë së Prokurimit Publik e firmës “Catalyst, Salillari dhe Kastrati” ka bërë që kontrata që ka lidhur Ministria e Transportit me kompaninë “Vendeka Bilgi” të mos hyjë në fuqi. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transporteve, i pyetur nga Vizion Plus se nëse do të ketë apo jo një tender tjetër për këtë rrugë, tha se ky vendim tashmë i takon komisionit të prokurimit publik. Konsourcimi ka çuar në agjencinë e prokurimeve argumentet se përse mendon se tenderi nuk duhet të ishte fituar nga turqit, duke pretenduar se oferta e saj ishte më leverdishme. Por Eduart Seitaj thotë se ky nuk ishte një vendim i marrë vetëm nga Ministria e Transportit, por edhe nga konsulenti ndërkombëtar “IFC”. Agjencia e Prokurimit Publik nuk e ka bërë akoma të vlefshëm fituesin e këtij tenderin”, raporton VP.

Ky është një moment procedurial që duhet lidhur me atë që thotë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, i cili lë të hapur mundësinë e përsëritjes së tenderit. Dhe dyshimet bëhen të forta kur me përsëritjen eventuale të tenderit mund të pyesim: a do të rishikojë ofertën e vet kompania turke? A do të ankohet edhe ajo? A do të tërhiqet?

Në vërësi të veprimeve të saj do kuptohet mandej fare mirë nëse e gjthë kjo që ndodhi ishte një mënyrë për të mbuluar fituesin e vërtetë që nuk është çudi të jetë ai që ka bërë edhe ofertën më të ulët, pra konsorciumi i biznesmenëve shqiptarë. Kështu edhe qeveria shtyn disa kohë për të shmangur para zgjedhjeve aplikimin e tarifës 5 euro, duke afruar te paraja publike disa biznese që bëjnë punë në kohë fushate.

Është një praktikë që nuk habit më kënd. E kujtojmë sesi para disa ditësh u njoftua tenderi për zgjerimin e aksit Tiranë –Durrës, për të cilin sapo erdhi në pushtet, Edi Rama përmes përmbaruesit të tij estetik, Artan Shkreli akordoi dhe “mbikëqyri” palmosjen e saj. Duke ditur se zgjerimi do të bëhej. Kush përgjigjet për këto para publike?

Me siguri asnjë, sepse ato janë para për qoka ndaj kontribuesve në zgjedhje, njësoj si sot tenderi për zgjerimin është një investim në prag fushate që nuk është çudi ta fitojnë të njëjtët miq biznesmenë që shfaqen sa herë në kësi rastesh.

Comments

Submitted by ilir (not verified) on

Legena jepja Salidharit te gjithe shqiprerine

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.